Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar se në kudër të aksionit anti-informalitet, është bllokuar një ndër komplekset më të njohura në zonën turistike të Dhërmiut, “Havana”.
Rama ka publikuar dhe foto të biznesit të bllokuar, duke shkruar karahas tyre si i vjen keq për “Havana” e famshme.
Numri një i qeverisë është shprehur në reagimin e tij se askush nuk është mbi ligjin, duke paralajmëruar se çdokush që del nga kuadri ligjor do të ndëshkohet.
Postimi i Ramës.
Keqardhje vërtetë për Havanën e famshme të pushimeve joniane?
Hajde merre vesh, si ka mundësi(!), që të bësh një investim të tillë dhe të mos respektosh ligjin, duke mos lëshuar kuponin dhe duke e paguar shkeljen si frëngu pulën?
Por mesa duket sa më i madh biznesi, aq më e madhe vështirësia për ta futur në kokë mesazhin #STOPINFORMALITETIT✋
ASKUSH s’është mbi LIGJIN dhe ÇDOKUSH do GODITET me #ZeroTolerancë ?nëse mban për vete, pjesën e xhiros që i takon konsumatorit dhe shtetit./ Opinion.al E.Xh.