Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD denoncon tenderin e uniformave të policisë: Pazar mes bandash

2019/08/01 at 2:59 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
PD denoncon tenderin e uniformave të policisë: Pazar mes bandash

Lealba Pelinku, drejtuesja e Departamentit Antikorrupsion në PD, deklaroi se tenderi prej 30 milionë eurosh i Ministrisë së Brendshme për uniformat e policisë, është aferë korruptive.

Pelinku tha se pikërisht ky tender është gjuetia e preferuar e Ministrave të Brendshëm të Edi Ramës,teksa akuzoi ministrin Lleshaj se kur bëhet fjalë për abuzimin me miliona euro, nuk ndryshon nga paraardhësit e tij Saimir Tahiri apo Fatmir Xhafaj.

Sipas Pelinkut për të përjashtuar garën në tenderin e hapur pak ditë më parë, Ministria e Brendshme ka përgjysmuar afatin minimal të parashikuar në ligj për t’u bërë pjesë e tenderit dhe për të plotësuar kushtet e tij, nga 52 ditë në 24.

Pelinku nënvizons se Lleshaj ka shkelur ligjin pasi ky afat kohor është i pamjaftueshëm për të përmbushur detyrimin ligjor që dikton kushte të barabarta gare dhe konkurence

Deklarata e Lealba Pelinkut

Kur bëhet fjalë për abuzimin me miliona euro, Sandër Lleshaj nuk ndryshon nga paraardhësit e tij Saimir Tahiri apo Fatmir Xhafaj.

Gjuetia e preferuar e Ministrave të Brendshëm të Edi Ramës është tenderi 30 milionë euro me uniformat e policisë.

Kësaj rradhe, mënyra e gjetur për të vjedhur është paracaktimi i fituesit përmes shkeljes së procedurave ligjore për rregulla të barabarta loje dhe konkurencë të drejtë në treg.

Për të përjashtuar garën në tenderin e hapur pak ditë më parë, Ministria e Brendshme ka përgjysmuar afatin minimal të parashikuar në ligj për t’u bërë pjesë e tenderit dhe për të plotësuar kushtet e tij.

Ligji i Prokurimit Publik parashikon një afat minimal 52 ditor, por Sandër Lleshaj, në shkelje të ligjit, ka vendosur shkurtimin e afateve për ata që duan të konkurojnë në 24 ditë.

Ky është një afat kohor i pamjaftueshëm për të përmbushur detyrimin ligjor që dikton kushte të barabarta gare dhe konkurence.

Shkelja e të tilla garancive ligjore është tregues direkt se kemi të bëjmë me një aferë korruptive. Kemi të bëjmë me një pazar mes atij që drejton Ministrinë e Brendshme dhe klientit të paracaktuar, për favorizimin e të cilit ngushtohen ditët e garës dhe shmangen konkurentët e tjerë.

Shkelja flagrante e rregullave në këtë tender 30 milionësh të uniformave të policisë tregon se kushtet ku operon sot prokurimit publik në Shqipëri janë kushtet e një pazari mafioz. Kur dy banda mbyllin pazarin, siç ka ndodhur në rastin e tenderit të uniformave, askush nuk duhet lejuar të ndërhyjë e të prishë pazarin.

Gjithçka ndodh në kurriz të qytetarëve shqiptarë, të cilët vidhen hapur nga një qeveri që ka ardhur në pushtet me vota të vjedhura me bandat dhe krimin e organizuar.

Partia Demokratike do ta ndjekë me vëmendje këtë tender dhe do të denoncojë çdo akt korruptiv që fut duart e Ministrit të Brendshëm apo të kujtdo tjetër në 30 milionë euro para publike.

Etiketa: bandaPDtender

Ju sugjerojmë

Pas Fierit, kryeministri Edi Rama mbërrin në Durrës
Kryesore

Pas Fierit, kryeministri Edi Rama mbërrin në Durrës

8 Korrik, 2025 5:43 pm
Mbytet kapiteni i anijes turistike në liqenin e Shkodrës, tentoi të shpëtonte…
Aktualitet

Mbytet kapiteni i anijes turistike në liqenin e Shkodrës, tentoi të shpëtonte…

8 Korrik, 2025 5:35 pm
Lëshohen fletarrestime ndaj liderëve talibanë për persekutim të grave
Bota

Lëshohen fletarrestime ndaj liderëve talibanë për persekutim të grave

8 Korrik, 2025 5:27 pm
Komisionerja e BE-së i kërkon kryeministrit të Serbisë bashkëpunim për reforma
Rajoni

Marta Kos: Serbia duhet të zgjidhë çështjen e Kosovës

8 Korrik, 2025 5:06 pm
Rama në Fier, kërkon shkarkimin nga detyra e të gjithë drejtorëve të bashkisë
Kryesore

Rama në Fier, kërkon shkarkimin nga detyra e të gjithë drejtorëve të bashkisë

8 Korrik, 2025 4:51 pm
BE i jep dritën e gjelbër Bullgarisë për anëtarësim në Eurozonë
Bota

BE i jep dritën e gjelbër Bullgarisë për anëtarësim në Eurozonë

8 Korrik, 2025 4:43 pm
Lirimi i hapësirave publike/ Rama vizitë në Fier, takim me zyrtarët
Aktualitet

Lirimi i hapësirave publike/ Rama vizitë në Fier, takim me zyrtarët

8 Korrik, 2025 4:25 pm
VIDEO/ Erdhi për pushime në Theth, turisti e gjen vilën të rrafshuar
Aktualitet

VIDEO/ Erdhi për pushime në Theth, turisti e gjen vilën të rrafshuar

8 Korrik, 2025 4:10 pm
“Do vijoj betejën në…”/Salianji: Dënim për të më shmangur nga beteja zgjedhore
Aktualitet

“Do vijoj betejën në…”/Salianji: Dënim për të më shmangur nga beteja zgjedhore

8 Korrik, 2025 3:57 pm
Salianji del nga qelia: Burgosja ime ka qenë për arsye politike!
Aktualitet

Salianji del nga qelia: Burgosja ime ka qenë për arsye politike!

8 Korrik, 2025 3:44 pm
Para
Emërohet drejtori i ri i Bibliotekës Kombëtare

Emërohet drejtori i ri i Bibliotekës Kombëtare

Vrasja në Durrës/ Gjendet një makinë e djegur, dyshimet e policisë

Vrasja në Durrës/ Gjendet një makinë e djegur, dyshimet e policisë

Basha: Prioritet ndryshimi i kësaj qeverie me standarde e votë të lirë

Basha publikon videon e Ramës: Njësoj si Veliera e Dakos, mashtron haptas

TE FUNDIT

Pas Fierit, kryeministri Edi Rama mbërrin në Durrës

Pas Fierit, kryeministri Edi Rama mbërrin në Durrës
8 Korrik, 2025

Pas takimit në Bashkinë e Fierit, kryeministri Edi Rama ka mbërritur pasditen e sotme në qytetin e  Durrësit. Ai është...

Lexo më shumë

Mbytet kapiteni i anijes turistike në liqenin e Shkodrës, tentoi të shpëtonte…

Mbytet kapiteni i anijes turistike në liqenin e Shkodrës, tentoi të shpëtonte…
8 Korrik, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në liqenin e Shkodrës, ku kapiteni i një anije turistike është...

Lexo më shumë

Lëshohen fletarrestime ndaj liderëve talibanë për persekutim të grave

Lëshohen fletarrestime ndaj liderëve talibanë për persekutim të grave
8 Korrik, 2025

Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar të martën fletarrestime për dy liderë të talibanëve në Afganistan, përfshirë liderin suprem shpirtëror, Haibatullah...

Lexo më shumë

Marta Kos: Serbia duhet të zgjidhë çështjen e Kosovës

Komisionerja e BE-së i kërkon kryeministrit të Serbisë bashkëpunim për reforma
8 Korrik, 2025

Serbia prej muajsh gumëzhin nga protestat e studentëve. Në këto protesta është vërejtur mungesa e flamujve të Bashkimit Evropian. Komisionierja...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com