Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Prokurori që pritet të marrë drejtimin e SPAK,lë pa fjalë vëzhguesin e ONM

2019/07/30 at 11:38 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Prokurori që pritet të marrë drejtimin e SPAK,lë pa fjalë vëzhguesin e ONM

Prokurori Altin Dumani, i cili pritet të jetë në krye të SPAK duket se ka kaluar dhe një “pengesë” të madhe. Ai ka dalë këtë të martë para KPK-së, dhe për çudi nuk ka pasur asnjë pyetje për të. Madje dhe nga vëzhguesi i ONM-së, Theo Jacobs.

Ky i fundit tha se për herë të parë në prezencën e tij në më shumë se 25 çështje nuk kishte asnjë pyetje. Madje, ai e konsideroi si një ditë me fat për prokurorin Dumani, ndërsa vlerësoi tek ai gjithçka që u tha nga trupa gjykuese e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

“Kam marrë pjesë në 25 çështje dhe kjo është hera e parë që s’kam asnjë pyetje. Zoti Dumani qenka me fat”, u shpreh Jacobs.

Altin Dumani është prokuror i Apelit për Krimet e Rënda dhe në listën e Këshillit të Lartë të Prokurorisë u rendit i pari si prokuror i ardhshëm i SPAK. Dumani shihet si kandidati favorit për drejtimin e SPAK, për shkak se është renditur i pari për aftësitë e larta profesionale.

Sa i përket seancës në KPK, ILDKPI ka raportuar se Dumani ka bërë deklarim të saktë të pasurisë, nuk ka bërë fshehje dhe ka burime të ligjshme financiare. Edhe DSIK ka konstatuar përshtatshmërinë e Altin Dumanit për të vijuar detyrën.

Altin Dumani e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë si oficer i policisë gjyqësore në vitin 1999, ndërsa në vitin 2000 është emëruar drejtues i Prokurorisë së Tropojës. Në vitin 2004, Dumani u zgjodh prokuror i Krimeve të Rënda, ndërsa në vitin 2007 u transferua te Prokuroria e Tiranës në pozicionin e zv.drejtuesit.

Në vitin 2010, Altin Dumani u promovua në Prokurorinë e Apelit të Tiranës dhe prej fillimit të vitit 2019 është komanduar si drejtues i Prokurorisë së Apelit për Krime të Rënda. Dumani është angazhuar gjithashtu në mësimdhënie dhe si ekspert pranë Shkollës së Magjistraturës./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Trump sugjeron heqje licencash për TV-të që janë kundër tij

19 Shtator, 2025 5:23 pm
Ilir Meta mbetet në burg
Kronikë

Ilir Meta mbetet në burg

19 Shtator, 2025 4:22 pm
Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
Aktualitet

Votohet shkarkimi i tij, Veliaj kërkon të jetë i pranishëm në mbledhjen e Këshillit

19 Shtator, 2025 3:35 pm
I vunë tritolin te porta e shtëpisë, Xhelal Mziu: Mesazh nga pushteti i Ramës
Kryesore

I vunë tritolin te porta e shtëpisë, Xhelal Mziu: Mesazh nga pushteti i Ramës

19 Shtator, 2025 2:27 pm
Lirohet nga paraburgimi ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu
Kronikë

Lirohet nga paraburgimi ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu

19 Shtator, 2025 1:21 pm
SHBA “rikthehet” në Afganistan, Presidenti Trump: Do të rimarrim bazën ajrore
Bota

SHBA “rikthehet” në Afganistan, Presidenti Trump: Do të rimarrim bazën ajrore

19 Shtator, 2025 12:53 pm
Analiza/ Trump po bëhet mbret i kriptomonedhave, por me çfarë çmimi?
Bota

Analiza/ Trump po bëhet mbret i kriptomonedhave, por me çfarë çmimi?

19 Shtator, 2025 12:31 pm
Hodhën Kushtetutën dhe bidonë drejt Ramës, përjashtohen dy deputetë të PD
Politikë

Hodhën Kushtetutën dhe bidonë drejt Ramës, përjashtohen dy deputetë të PD

19 Shtator, 2025 11:19 am
Betohet në Presidencë kabineti qeveritar “Rama 4”
Aktualitet

Betohet në Presidencë kabineti qeveritar “Rama 4”

19 Shtator, 2025 10:19 am
62-vjeçari bie nga lartësia në Golem, ndërron jetë gjatë rrugës për spital
Kronikë

Aksident i rëndë në Vorë, një i vdekur dhe dy të plagosur

19 Shtator, 2025 10:00 am
Para
Rama: Vendi në rrugën e duhur, njësia super speciale për të “fortët”

Rama: Vendi në rrugën e duhur, njësia super speciale për të “fortët”

Pas muajsh në qendër rehabilitimi, kështu duket aktori i “Game of Thrones”

Pas muajsh në qendër rehabilitimi, kështu duket aktori i “Game of Thrones"

Teatri Kombëtar, Rama: Çështje politike (ironizon Metën)

Teatri Kombëtar, Rama: Çështje politike (ironizon Metën)

TE FUNDIT

Trump sugjeron heqje licencash për TV-të që janë kundër tij

Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
19 Shtator, 2025

I kënaqur për pezullimin në një afat të pacaktuar të Jimmy Kimmel, presidenti i SHBA-ve ka sugjeruar se disa rrjete...

Lexo më shumë

Ilir Meta mbetet në burg

Ilir Meta mbetet në burg
19 Shtator, 2025

Ish-Presidenti Ilir Meta do të mbetet në qeli. Gjyqtarja Irena Gjoka ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë...

Lexo më shumë

Votohet shkarkimi i tij, Veliaj kërkon të jetë i pranishëm në mbledhjen e Këshillit

Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
19 Shtator, 2025

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, i ka kërkuar Këshillit Bashkiak që të marrë pjesë në mbledhjen ku do të...

Lexo më shumë

I vunë tritolin te porta e shtëpisë, Xhelal Mziu: Mesazh nga pushteti i Ramës

I vunë tritolin te porta e shtëpisë, Xhelal Mziu: Mesazh nga pushteti i Ramës
19 Shtator, 2025

Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, është shprehur se vendosjen e tritolit pranë banesës së tij e shikon si një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com