Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Teatri/ Rama: Kapanon i ushtrisë italiane, karakatinë dhe gërmadhë

2019/07/26 at 10:57 AM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Takimi me investitorët, Rama: Protestat e opozitës si koncerte

Kryeministri Rama ka reaguar sërish sot për çështjen e Teatrit Kombëtar duke u mbështetur në fjalën e një prej aktorëve që nuk luajnë më aty, siç bëri dje me Raimonda Bulkun.

Sot Rama i referohet mendimit të aktores së njohur Drita Haxhiraj e cila është shprehur se do të dëshironte që të ndërtohej një Teatër i Ri Kombëtar.

Kryeministri në statusin e tij në Facebook e ka krahasuar godinën aktuale me një kapanon të ushtrisë italiane, karakatinë dhe “një gërmadhe që vetëm emrin ka teatër” dhe shton se edhe në ditët e veta më të mira ajo e ka “vështirësuar dhe dëmtuar aktivitetin artistik”.

Në fjalën e aktores Haxhiraj të postuar nga kryeministri, ajo kujton ish-kolegët e saj të cilët diskutonin për ndërtimin e një teatri të ri. “Ky është amaneti i tyre!” shprehet ajo dhe shton “Ne jemi me ta, që teatri të bëhet i ri dhe modern, jo për të kaluar radhën apo për të përfituar ndonjë tjetër.”.

Projekti i ndërtimit të Teatrit të Ri Kombëtar parashikon që ai do të jetë i inkorporuar në një qendër biznesi private.

Debati për Teatrin ka nisur që prej fillimit të vitit të shkuar, kur qeveria bëri të njohur projektin për shembjen e tij dhe ndërtimin e një godine të re, pas së cilës qëndron një projekt i paracaktuar për një kompleks ndërtimesh shumëkatëshe që do të ngrihen nga kompania private “Fusha”. Qeveria ka këmbëngulur gjatë gjithë kohës se projekti ka qenë një ofertë e pa kërkuar e kompanisë “Fusha”, me pretendimin se ajo ka një pjesë të pronësisë mbi truallin, ndonëse jo më shumë se tre përqind.

Por faktet kanë dëshmuar se ajo ka qenë një ofertë e koordinuar më parë me qeverinë e cila fillimisht paraqiti një ligj të posaçëm i cili u kritikua dhe nga Komisioni europian, për shkak se projekti shmangte një garë të hapur.

Socialistët bënë më pas ndryshime në ligj, duke vendosur hapjen e një gare, por e gjitha duket të jetë vetëm në letër, pasi asnjë konkurrent tjetër nuk plotëson të paktën kushtin që të marrë miratimin e të gjithë pronarëve të truallit, pasi i duhet të marrë leje dhe nga kompania Fusha. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Ofensiva ruse ndaj Kievit, Ursula von der Leyen: Rusia të ndalë sulmet!
Bota

Ofensiva ruse ndaj Kievit, Ursula von der Leyen: Rusia të ndalë sulmet!

28 Gusht, 2025 2:34 pm
Gara për “Shef Komisariati”, del lista e pikëve të fituara nga secili konkurrentë
Aktualitet

Policia nis hetimet për skemën piramidale online TXEX: Qytetarët të kenë kujdes!

28 Gusht, 2025 2:11 pm
Save the Children: Fëmijët e uritur në Gazë nuk kanë forcë as të qajnë
Bota

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gazë nuk kanë forcë as të qajnë

28 Gusht, 2025 2:04 pm
Sali Berisha thirrje FBI: Zgjeroni hetimet për Sorosin dhe të birin deri në Shqipëri
Kryesore

Sali Berisha thirrje FBI: Zgjeroni hetimet për Sorosin dhe të birin deri në Shqipëri

28 Gusht, 2025 1:49 pm
Ndërtimet pa leje, Rama paralajmëron: Masa goditëse brenda ditësh për “symbyllurit”
Politikë

Hapësirat publike, Rama ‘sulmon’ një tjetër gjykatës: Nuk është presion, por …

28 Gusht, 2025 1:24 pm
Ndërpritet seanca në Kuvendin e Kosovës, dështon zgjedhja e nënkryetarit serb
Rajoni

Ndërpritet seanca në Kuvendin e Kosovës, dështon zgjedhja e nënkryetarit serb

28 Gusht, 2025 1:04 pm
Komisioni Rregullator shpall rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit
Kryesore

Komisioni Rregullator shpall rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit

28 Gusht, 2025 12:50 pm
Skandali i publikimit të pagave/Prokuroria lëshon urdhër-arreste, 2 të arrestuar
Aktualitet

I arrestuar për trafik droge, Prokuroria sekuestrohen pasuritë e një shtetasi

28 Gusht, 2025 12:43 pm
Asambleja e Partisë Socialiste mblidhet më 11 shtator
Kryesore

Asambleja e Partisë Socialiste mblidhet më 11 shtator

28 Gusht, 2025 12:31 pm
Ndahet nga jeta aktori i njohur, Naun Shundi
Aktualitet

Ndahet nga jeta aktori i njohur, Naun Shundi

28 Gusht, 2025 12:13 pm
Para
Gjykata “rrëzon” Voltana Ademin, konfirmon mandatin e Valdrin Pjetrit

Gjykata “rrëzon” Voltana Ademin, konfirmon mandatin e Valdrin Pjetrit

Dyshohet se e vrau i ati, reagon nëna e 20-vjeçares shqiptare

Dyshohet se e vrau i ati, reagon nëna e 20-vjeçares shqiptare

Ekspertët ndërkombëtarë kundër kalimit të vetingut nga Xhezair Zaganjori

KPA shkarkon nga detyra Xhezair Zaganjorin

TE FUNDIT

Ofensiva ruse ndaj Kievit, Ursula von der Leyen: Rusia të ndalë sulmet!

Ofensiva ruse ndaj Kievit, Ursula von der Leyen: Rusia të ndalë sulmet!
28 Gusht, 2025

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dënoi sulmin e ri rus ndaj Kievit, si dhe goditjen ndaj delegacionit...

Lexo më shumë

Policia nis hetimet për skemën piramidale online TXEX: Qytetarët të kenë kujdes!

Gara për “Shef Komisariati”, del lista e pikëve të fituara nga secili konkurrentë
28 Gusht, 2025

Policia e Shtetit ka nisur një hetim penal në lidhje me një skemë të dyshuar investimesh piramidale TXEX, e cila...

Lexo më shumë

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gazë nuk kanë forcë as të qajnë

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gazë nuk kanë forcë as të qajnë
28 Gusht, 2025

Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të...

Lexo më shumë

Sali Berisha thirrje FBI: Zgjeroni hetimet për Sorosin dhe të birin deri në Shqipëri

Sali Berisha thirrje FBI: Zgjeroni hetimet për Sorosin dhe të birin deri në Shqipëri
28 Gusht, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i ka bërë thirrje sot FBI-së amerikane, që të zgjerojë hetimet për miliarderin George...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com