Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbardhet kërkesa e Metës, cilat janë shkeljet që i referohet Presidenti

2019/07/24 at 2:56 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Zbardhet kërkesa e Metës, cilat janë shkeljet që i referohet Presidenti

Presidenti Ilir Meta dorëzoi sot në Gjykatën Kushtetuese kërkesën e tij për të shfuqizuar si anti-kushtetues ligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar.


Referuar kërkesës zyrtare që Presidenti i dorëzoi gjykatës, sipas tij ligji Nr.37/2018 nuk është në përputhje me kushtetutën, shkel barazinë përpara ligjit dhe lirinë e veprimtarisë ekonomike dhe gjithashtu cenon parimin sigurisë juridike.

Më tej Presidenti liston disa dispozita të marrëveshjeve ndërkombëtare që ky ligj cenon, si  Konventa Evropiane të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale, Kartën Europiane të Autonomisë Vendore dhe Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.

Në një reagim në Twitter, presidenti Ilir Meta shkruan se ai është i vendosur të “luftojë” për rendin e ligjit dhe thekson “boll më me rendin e oligarkëve

“Ligji i shkatërrimit të Teatrit Kombëtar është kryevepra më flagrante e kapjes së shtetit, cenimit të rendit kushtetues dhe interesit publik e kombëtar. Do të qëndroj dhe do të luftoj vetëm për Rule Of Law”! Boll më me “Rule of Oligarchs”!” shkruan Meta në Twitter.

Pjesë nga kërkesa e Presidentit dorëzuar Gjykatës Kushtetuese

Presidenti i Republikës, në cilësinë e Kreut të Shtetit dhe si përfaqësues i unitetit të popullit, përfundimisht vlerëson se :

Ligji nr.37/2018, “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt ‘Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar ”

  1. Nuk është në përputhje me parimet kushtetuese dhe bie ndesh me dispozitat e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; 
  1. Shkel parimet e “barazisë përpara ligjit” dhe “lirisë së veprimtarisë ekonomike të shtetasve”, parime këto që gëzojnë një mbrojtje të veçantë nga Kushtetuta, duke cenuar funksionimin e vet shtetit të së drejtës;  
  1. Nuk është në harmoni me parimet themelore kushtetuese të identitetit kombëtar dhe trashëgimisë kombëtare, mbi të cilat qytetarët e Republikës së Shqipërisë kanë vendosur të ngrenë dhe zhvillojnë shtetin e tyre; 
  1. Bie ndesh me parimet e Konventës Evropiane të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale, miratuar në Paris në vitin 2003, duke bërë kështu që veprimtaria legjislative të bjerë ndesh edhe me të drejtën ndërkombëtare të detyrueshme për zbatim;  
  1. Cenon rëndë parimet kushtetuese të ndërtimit dhe funksionimit të organeve të pushtetit vendor të “decentralizimit” dhe “autonomisë vendore”, duke rënë ndesh, njëkohësisht, edhe me parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve; 
  1. Bie ndesh me Kartën Europiane të Autonomisë Vendore, e miratuar nga Këshilli i Europës, dhe e ratifikuar nga Kuvendi i Shqipërisë me ligjin nr. 8548, datë 11.11.1999 “Për ratifikimin e “Kartës Europiane të Autonomisë Vendore”; 
  1. Bie në kundërshtim dhe jurisprudencën kushtetuese të krijuar nga Gjykata Kushtetuese, mbi parimet e funksionimit të organeve të qeverisjes vendore dhe ushtrimit të kompetencave prej tyre në përputhje me parimin e decentralizimit dhe autonomisë vendore; 
  1. Vjen në kundërshtim me parashikimet e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA), plotësimi i të cilave është detyrim parësor për Republikën e Shqipërisë, si dhe me standardet e vlerat e Bashkimit Evropian;  
  1. Nuk është në harmoni me parimet dhe standardet e vendosura tashmë në legjislacionin në fuqi në Republikën e Shqipërisë; 
  1. Propozimi i projektligjit, por edhe vetë ligji i miratuar, nuk mbështetet në një vlerësim gjithëpërfshirës dhe të plotë për tjetërsimin e pronës publike, krahasuar me përfitimet ekonomike të shtetit shqiptar duke bërë kështu të cenueshëm interesin publik;  
  1. Cenojnë parimin e sigurisë juridike në ushtrimin e të drejtave pronësore qoftë për pasurinë publike, por dhe mbi të drejtat private të pronësisë. 

Për gjithë sa u parashtrua më sipër, Presidenti i Republikës, në mbështetje të nenit 131 pika 1, germa “a”,  134 pika 1 germa “a”, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenit 49/1, 50/1 të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, parashtron këtë kërkesë përpara Gjykatës Kushtetuese me qëllim që në përfundim të shqyrtimit të vendosë: 

–          Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën, si dhe me Marrëveshjet Ndërkombëtare të ligjit nr.37/2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”.

–          Pezullimin e zbatimit të ligjit nr.37/2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”, derisa vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese mbi këtë çështje të hyjë në fuqi. /Opinion.al



Ju sugjerojmë

Ulen lehtë temperaturat, reshje shiu në disa zona/ Moti sot, 4 gusht 2025
Kryesore

Si parashikohet moti për këtë të martë

21 Tetor, 2025 8:32 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, 21 tetor 2025

21 Tetor, 2025 8:01 am
Bashkëpunimi i bizneseve shqiptare në Abu Dhabi, Marku: Kompanitë rriten nëse…
-U tha në Opinion

Bashkëpunimi i bizneseve shqiptare në Abu Dhabi, Marku: Kompanitë rriten nëse…

20 Tetor, 2025 11:24 pm
Shqiptarja që po hap dyert e investimeve në Emiratet e Bashkuara
Aktualitet

Shqiptarja që po hap dyert e investimeve në Emiratet e Bashkuara

20 Tetor, 2025 11:07 pm
Konfliktet për aeroportin e Vlorës, Buzhala: Ja pse zënka mes aksionerëve ka…
-U tha në Opinion

Konfliktet për aeroportin e Vlorës, Buzhala: Ja pse zënka mes aksionerëve ka…

20 Tetor, 2025 11:02 pm
Aeroporti i Vlorës në “turbulencë”, pse Prokuroria e Tiranës nisi hetimet?
Emisionet

Aeroporti i Vlorës në “turbulencë”, pse Prokuroria e Tiranës nisi hetimet?

20 Tetor, 2025 10:45 pm
“Serbia në gjendje të pashpresë pas vendimit të BE-së për gazin rus”
Rajoni

“Serbia në gjendje të pashpresë pas vendimit të BE-së për gazin rus”

20 Tetor, 2025 10:11 pm
Trump nënshkruan marrëveshje me kryeministrin e Australisë për mineralet e rralla
Bota

Trump nënshkruan marrëveshje me kryeministrin e Australisë për mineralet e rralla

20 Tetor, 2025 8:58 pm
Trump kërcënon Hamasin: Zbatoni marrëveshjen, ose do të zhdukeni
Bota

Trump kërcënon Hamasin: Zbatoni marrëveshjen, ose do të zhdukeni

20 Tetor, 2025 8:26 pm
Trump: Putin dhe Zelensky e urrejnë njëri-tjetrin, por mund t’ja dalim për paqen
Bota

Trump: Putin dhe Zelensky e urrejnë njëri-tjetrin, por mund t’ja dalim për paqen

20 Tetor, 2025 7:30 pm
Para
Kombi, i qartë në 30 qershor: Ai kërkon urgjentisht zgjidhje tjetër

Legjitimiteti i mbrojtësve të Teatrit kundër arbitraritetit të prishësve

Ndërhyrja ruse në zgjedhjet presidenciale, Mueller para Kongresit amerikan

Ndërhyrja ruse në zgjedhjet presidenciale, Mueller para Kongresit amerikan

Gjykata e Tiranës i njeh mandatin e kryebashkiakut Erion Veliajt

Gjykata e Tiranës i njeh mandatin e kryebashkiakut Erion Veliajt
















TE FUNDIT

Si parashikohet moti për këtë të martë

Ulen lehtë temperaturat, reshje shiu në disa zona/ Moti sot, 4 gusht 2025
21 Tetor, 2025

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe...

Lexo më shumë

Horoskopi, 21 tetor 2025

Horoskopi, 22 nëntor 2023
21 Tetor, 2025

DASHI Ke përjetuar disa konflikte gjatë dy ditëve të fundit, por nervat e tua do të rikthehen në orët e...

Lexo më shumë

Bashkëpunimi i bizneseve shqiptare në Abu Dhabi, Marku: Kompanitë rriten nëse…

Bashkëpunimi i bizneseve shqiptare në Abu Dhabi, Marku: Kompanitë rriten nëse…
20 Tetor, 2025

Valentina Markut, shqiptarja që po promovon mundësi të reja bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe ka folur në...

Lexo më shumë

Shqiptarja që po hap dyert e investimeve në Emiratet e Bashkuara

Shqiptarja që po hap dyert e investimeve në Emiratet e Bashkuara
20 Tetor, 2025

Abu Dhabi po kthehet në një qendër të rëndësishme për investime, inovacion dhe zhvillim ekonomik — dhe në këtë skenë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com