Partia Socialiste do të ndryshojë strukturë duke caktuar tre drejtues kryesorë politik në të gjithë vendin. Edi Rama, Gramoz Ruçi dhe Taulant Balla do të jenë tre drejtuesit politik lokalë.
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të jetë drejtuesi i veriut duke ikur kështu nga Vlora. Si koordinator i veriut ai do të mbulojë qarkun e Shkodrës, Kukësit, Lezhës dhe Dibrës. Ditmir Bushati, Safet Gjici, Lindita Nikolla dhe Olta Xhaçka do të raportojnë drejt për drejtë tek ai.
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla do të koordinojë Tiranën, Durrësin, Elbasanin dhe Korçën. Blerina Gjylameti, Vangjush Dako dhe Niko Peleshi do të raportojnë te numri dy i partisë.
Ndërsa Gramoz Ruçi është emëruar koordinator i qarqeve të jugut, Fierit, Beratit, Gjirokastrës dhe Vlorës.
Struktura e re është vendosur në mbledhjen e sotme të kryesisë së Partisë Socialiste. Ajo do t’i prezantohet deputetëve në asamblenë e 22 korrikut. /Opinion.al