Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Agron Shehaj: Ja pse ekonomia shqiptare po izolohet qëllimisht  

2019/07/07 at 3:00 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Agron Shehaj: Ja pse ekonomia shqiptare po izolohet qëllimisht  

Nesër opozita ka thirrur protestën e saj kombëtare të radhës kundër qeverisë. Sipas përfaqësuesve të opozitës kjo është një luftë kundër një sistemi dhe jo kundër një njeriu të vetëm. Ditën e sotme ish-deputeti Agron Shehaj, në një deklaratë foli për modelin ekonomik që është ngritur në Shqipëri me qeverisjen e kryeministrit Rama.

Duke marrë shkasë nga samiti i fundit i vendeve të Ballkanit Perëndimor, në Poznan të Polonisë, Shehaj deklaroi se sot Shqipëria është vendi më i izoluar nga tregu europian dhe ekonomia europiane. Prandaj ai e cilësoi si prioritet kombëtar rrëzimin e këtij sistemi ekonomik.

“Shqipëria nuk mori asgjë nga ky samit, asnjë qindarkë dhe asnjë mbështetje ekonomike”, tha Shehaj duke shtuar se “vendet e tjera të Ballkanit morën dhjetëra e qindra miliona euro falas, kurse Shqipëria mori një foto me të cilën mburret Kryeministri në Facebook”.

Kjo vendimmarrje e përfaqësuesve të BE, sipas Shehajt, erdhi sepse Shqipëria nuk ka paraqitur asnjë projekt konkret për të thithur investime të huaja. Kjo gjë sipas tij bëhet në fakt me qëllim për të izoluar ekonominë shqiptare.

“Që të mos ketë trysni nga kompanitë dhe qeveritë  e huaja,  në mënyrë të qëllimshme EdI Rama e ka izoluar ekonomikisht Shqipërinë nga bota, duke mbajtur larg projektet e huaja dhe investitorët e huaj. Shqipëria dhe Koreja e veriut janë të vetmet vende në botë që nuk kanë patur investime të huaja në këto 6 vite. Zero investime të reja ka marrë Shqipëria nën qeverisjen Rama” tha Shehaj.

Sa i përket projekteve infrastrukturore dhe të shërbimeve brenda vendit, ai tha se ato i janë dhënë nëpërmjet koncesioneve kompanive vendase dhe lindore në mënyrë kilenteliste.

“Miliarda euro koncesione janë dhënë por asnjë prej tyre  nuk i është dhënë ndonjë kompanie të huaj. Të gjitha u janë dhënë kompanive të klientëve të qeverisë, pa asnjë kapacitet dhe përvojë. Nga ana tjetër, qeveria qëllimisht ka nxitur largimin e investitorëve perëndimorë duke i zëvendësuar ata me lindorë ose vendas. Nga Deutsche Telecom dhe T-mobile tek Sheratoni, tek bankat më të rëndësishme franceze dhe kompanitë farmaceutike më të mëdhaja në botë janë larguar. Të gjithë janë zëvendësuar me investitorë lindorë ose shqiptarë. Nga bregdeti Tek nafta, kromi dhe pasuritë nëntokësore. Tek aeroportet, portet dhe rrugët kombëtare. Tek shëndetësia dhe arsimi. Çdo gjë është vënë nën kontroll nga një grusht klientësh të qeverisë”, shtoi Shehaj.

Ky model ekonomik sipas përfaqësuesit të PD, është ngritur nga Edi Rama për të kontrolluar të gjithë pushtetet në vend dhe pasojat e tij janë shkatërruese për vendin, në veçanti për rininë.

“Rezultati i kësaj katastrofe ekonomike Të Edi Ramës Është mungesa e mundësive ekonomike. Mos krijimi i vendeve të reja të punës, Papunësia dhe varfëria për qytetarët shqiptarë. Nga mungesa e mundësive Shqiptarët po largohen nga vendi, po ikën veçanërisht rinia , profesionistët, Mjekët, inxhinierët. Po ikin zanatçinjtë, Teknikët, elektricistët, marangozët. Ky shkretim i Shqipërisë nga njerëzit Po e thellon prapambetjen ekonomike dhe varfërinë e vendit” tha Agron Shehaj në fund të deklaratës së tij ku bëri thirrje edhe njëherë që sa më shumë qytetarë ti bashkohen nesër protestës së opozitës për rrëzimin e këtij sistemi. /Opinion.al

Etiketa: agron shehajekonomiasamiti poznanit

Ju sugjerojmë

Analiza/ BE-ja po kërkon një rrugëdalje nga bllokadat
Bota

Analiza/ BE-ja po kërkon një rrugëdalje nga bllokadat

24 Shtator, 2025 11:31 am
Balla ironi me opozitën: Dhunuat seancën e kaluar, pas një jave doni të jepni mendim
Kryesore

Balla ironi me opozitën: Dhunuat seancën e kaluar, pas një jave doni të jepni mendim

24 Shtator, 2025 11:17 am
Seanca e 18 shtatorit, Berisha-Peleshit: Rekord i zi në historinë e parlamentarizmit
Kryesore

Seanca e 18 shtatorit, Berisha-Peleshit: Rekord i zi në historinë e parlamentarizmit

24 Shtator, 2025 11:09 am
PD i kërkon Peleshit përsëritjen e seancës së 18 shtatorit: Ishte njollë turpi
Kryesore

PD i kërkon Peleshit përsëritjen e seancës së 18 shtatorit: Ishte njollë turpi

24 Shtator, 2025 10:41 am
Tajfuni Ragasa godet Tajvanin, 14 viktima dhe 124 të zhdukur
Bota

Tajfuni Ragasa godet Tajvanin, 14 viktima dhe 124 të zhdukur

24 Shtator, 2025 10:29 am
Broja luan titullar, por nuk lë shenjë në Kupën e Ligës
Sport

Broja luan titullar, por nuk lë shenjë në Kupën e Ligës

24 Shtator, 2025 9:28 am
Lufta në Gaza/ Izraeli rrezikon përjashtimin nga UEFA
Bota

Lufta në Gaza/ Izraeli rrezikon përjashtimin nga UEFA

24 Shtator, 2025 8:57 am
“Plazhi i Ksamilit i dhunuar”, Rama: Nuk mund të jetë më pre e injorantëve
Aktualitet

Kantieri i gjimnazit të ri, Rama: Një investim që do të mirëpresë mbi 800 nxënës

24 Shtator, 2025 8:28 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 24 shtator 2025

24 Shtator, 2025 7:33 am
Abilekaj: Veliaj kishte krijuar një pol të pavarur pushteti nga Rama
-U tha në Opinion

Abilekaj: Veliaj kishte krijuar një pol të pavarur pushteti nga Rama

23 Shtator, 2025 11:06 pm
Para
Humb jetën në aksident 19-vjeçari shqiptar në Itali

Humb jetën në aksident 19-vjeçari shqiptar në Itali

Mikesha e ngushtë e Meghan Markle mungoi në pagëzimin e Archiet

Mikesha e ngushtë e Meghan Markle mungoi në pagëzimin e Archiet

Policia turke sekuestron materialin 18 gram me vlerë 72 milionë dollarë

Policia turke sekuestron materialin 18 gram me vlerë 72 milionë dollarë

TE FUNDIT

Analiza/ BE-ja po kërkon një rrugëdalje nga bllokadat

Analiza/ BE-ja po kërkon një rrugëdalje nga bllokadat
24 Shtator, 2025

Veto, vonesa! BE nuk e ka të lehtë marrjen e vendimeve të përbashkëta në politikën e jashtme. A mund të...

Lexo më shumë

Balla ironi me opozitën: Dhunuat seancën e kaluar, pas një jave doni të jepni mendim

Balla ironi me opozitën: Dhunuat seancën e kaluar, pas një jave doni të jepni mendim
24 Shtator, 2025

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, duke iu përgjigjur kërkesave të disa deputetëve të opozitës për të marrë fjalën, tha...

Lexo më shumë

Seanca e 18 shtatorit, Berisha-Peleshit: Rekord i zi në historinë e parlamentarizmit

Seanca e 18 shtatorit, Berisha-Peleshit: Rekord i zi në historinë e parlamentarizmit
24 Shtator, 2025

Kryetari  i PD, Sali Berisha e ka cilësuar rekord të zi në historinë e parlamentarizmit seancën e 18 shtatorit, e...

Lexo më shumë

PD i kërkon Peleshit përsëritjen e seancës së 18 shtatorit: Ishte njollë turpi

PD i kërkon Peleshit përsëritjen e seancës së 18 shtatorit: Ishte njollë turpi
24 Shtator, 2025

Kuvendi është mbledhur këtë të mërkurë për të konstituuar komisionet parlamentare, me opozitën që pas rezistencës disa ditore ka dorëzuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com