Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqiptarët që kandidojnë për deputetë në parlamentin grek

2019/07/07 at 9:05 AM
në Kryesore, Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Shqiptarët që kandidojnë për deputetë në parlamentin grek

Këtë të diel qytetarët grekë votojnë për qeverinë e re, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Në këto zgjedhje kandidojnë dhe qytetarë shqiptarë që duan të marrin mandatin e deputetit.

Por cilët janë ata? Ne po iu sjellim disa informacione…

Jorgos Trihas-kandidon me partinë SYRIZA në zonën e dytë të Athinës. Me origjinë nga Saranda, Jorgos Trihas ka kryer fakultetin e infermierisë dhe më pas studimet e larta për menaxhim biznesi. Ka një veprimtari energjike për integrimin e homogjenëve dhe të riatdhesuarve. Ka shërbyer si këshilltar i posaçëm në Ministrinë e Jashtme. Është anëtar i sekretariatit të SYRIZA-s për homogjenët.

Anxhela Filo- Kandidon me partinë Nea Dimokratia në zonën e partë të Selanikut. U lind e u rrit në qytetin e Korçës. Në vitin 1991 prindërit e saj emigruan në Greqi dhe u vendosën në qytetin e Selanikut. E diplomuar si Inxhiniere Topografe ka punuar në sektorin privat dhe sot ka zyrën e saj private si sipërmarrëse. Prej viti 2011 është kryetare e organizatës Omonoia në Degën e Selanikut dhe anëtare aktive e partisë Nea Dimokratia, në degën e Maqedonia-Thrakës, në sektorin për çështje të Ballkanit dhe në atë të Marrëdhënieve Ndërkombëtare.

Fatos Malaj- kandidon me partinë KINAL në zonën e parë të Athinës. U lind në Delvinë dhe emigroi në Greqi në 1997, ku jeton dhe punon. Që në momentin e parë u aktivizua energjikisht për të drejtat e emigrantëve, për integrimin normal të tyre në shoqërinë greke. Është ndërmjetës ndërkulturor i certifikuar në drejtorinë e shërbimit të emigrantëve në administratën e decentralizuar të Atikës. Është kryetar i “Arogji – Përkrahja”, një organizatë joqeveritare, me aktivitet të njohur në mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Është anëtar i departamentit të të drejtave të njeriut dhe politikës së emigracionit në partinë Lëvizja për Ndryshim (KINAL).

Eda Gemi- kandidon me partinë KINAL në zonën e dytë të Athinës. Eksperte e shkencave politike, e specializuar për çështje të qeverisjes, emigracionit dhe politikave të integrimit. Pasi ka përfunduar studimet në Universitetin Metropolitan të Londrës, Eda Gemi ka marrë masterin për shkenca politike në Universitetin e Athinës. Flet greqisht, anglisht dhe italisht, përveç gjuhës amtare shqipe. Është lektore dhe studiuese në ISR-Institute for Urban and Regional Research (Vienë); EUI- European University Institute (Firence), dhe Universiteti Europian i Tiranës. Shqiptarët e njohin Eda Gemin si një aktiviste të shquar, studiuese, pedagoge.

Kristos Ducis- kandidon me partinë “Elliniki Lysi” në zonën e dytë të Athinës (zonën e dytë të Athinës (Notios Tomeas B Athinon) Ka kryer shkollën e mesme pedagogjike “Pandeli Sotiri” në Gjirokastër. Ka punuar si mësues në rrethin e Tepelenës. Ka shërbyer në poste drejtuese në kooperativën bujqësore të Dropullit të Sipërm dhe në qytetin e Gjirokastrës. Në 1991 emigroi familjarisht në Greqi.

Në 1993 u zgjodh kryetar i shoqatës “Digenis Akritas”. Në periudhën 1996-2005 ishte president i federatës “Shën Kozmai”, e cila nën drejtimin e zotit Duci ishte zëri përfaqësueses i homogjenëve nga Shqipëria dhe luftoi aktivisht e me rezultate konkrete për zgjidhjen e problemeve të tyre. Në periudhën 2011-2015 ishte kryetar i Bashkisë së Dropullit të Sipërm./ Burimi: Tribuna-news

Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
Shkarkohet myftiu i Tiranës, ja kush e zëvendëson

Shkarkohet myftiu i Tiranës, ja kush e zëvendëson

Cila do të jetë e ardhmja për Ivanka Trump?

Cila do të jetë e ardhmja për Ivanka Trump?

Për lëkurë të bukur në verë, ndiqni këto këshilla

Për lëkurë të bukur në verë, ndiqni këto këshilla

TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com