Këshillit të Lartë Gjyqësor, nën drejtimin e kryetares Naureda Llagami, ka nisur mbledhjen për miratimin e akt-rregullores ku do të përcaktohet pikëzimi dhe renditja e kandidatëve jo-gjyqtarë që garojnë për Gjykatën e Lartë.
Kjo akt-rregullore që pritet të miratohet është vlefshme vetëm për kandidatët, ndërkohë anëtarët jo gjyqtarë përbejnë 1/5 e totalit të numrit të përgjithshëm.
Këta kandidatë duhet të kenë të paktën 15 vite karrierë si juristë të spikatur dhe të kenë merita profesionale, personale dhe organizative. Ata duhet të kenë ekspertizë të spikatur, si dhe të vlerësohen për përgjegjshmëri dhe paanësi.
KLGJ do të marrë parasysh edhe gradat shkencore të juristëve kur të bëjë përzgjedhjen. Aktualisht Gjykata e Lartë ka mbetur me dy anëtarë: Xhezair Zaganjorin dhe Ardian Dvoranin.
Ndërkohë misioni Euralius për zgjidhjen e situatës në Gjykatën e Lartë ka propozuar tre opsione. E para ka të bëjë me delegimin e gjyqtarëve nga një gjykatë tjetër me e ulët. Skema tjetër është ajo e transferimit të përkohshëm të gjyqtarëve. Skema e tretë është ajo e caktimit të një gjyqtari për gjykimin në një çështjeje të caktuar gjyqësore në Gjykatën e Lartë.
Të mërkurën, Presidenti i Republikës Ilir Meta i cilësoi këto tre variante të Euralius si cënim të kompetencave të kreut të shtetit, duke thënë se ato bien ndesh me Kushtetutën. / Opinion.al