Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

DW: Samiti i BE ende pa kompromis për kryekomisionerin e ardhshëm

2019/07/01 at 8:52 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
DW: Samiti i BE ende pa kompromis për  kryekomisionerin e ardhshëm

Gjetja e kompromisit për kryekomisionerin e ardhshëm duket ende e vështirë. Samiti i posaçëm i BE-së nuk po gjen një zgjidhje. Donald Tusk fton për mëngjes krerët e shteteve e qeverive të BE.


Kryetarët e Shteteve dhe Qeverive duan të përcaktojnë në Bruksel Presidentin e ardhshëm të Komisionit, Presidentin e Këshillit dhe Përfaqësuesin e Jashtëm të Bashkimit Evropian. Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane (BQE) duhet të vendoset më vonë, tha presidenti francez Emmanuel Macron para fillimit të takimit. Në fund duhet të ketë një përzierje të balancuar gjeografike dhe mes burrave dhe grave.

Por kërkimi i  përfaqësuesve të rinj të BE-së është i vështirë: Pjesëmarrësit e takimit në Bruksel i ndërprenë konsultat natën duke u gdhirë e hëna, pasi më parë me orë tëra kishin biseduar për postet.

Meqë të 28 anëtarët e BE-së nuk mundën të binin dakord ende për një kandidat për Presidentin e Komisionit të BE, Presidenti i Këshillit të BE, Donald Tusk, vendosi të bënte bisedime më vete me secilin vend.

Me ç’duket nuk do të jetë Timmermans

Sipas disa diplomatëve të BE-së, opsioni që kryetar i Komisionit të BE-së të bëhet zëvendëskryetari i deritanishëm, socialdemokrati holandez, Frans Timmermanns, nuk është më në tryezë.  Ai mbështetej edhe nga kancelarja Angela Merkel, por jo nga evropianolindorët e Grupi të Vishegradit, Polonia, Hungaria, Çekia. Veç tyre dolën kundër edhe një sërë deputetësh konservatorë të Partive Popullore Evropiane PPE. Prandaj, nuk përjashtohet mundësia që konsultimet të shtyhen deri në mes të korrikut

 

Në bisedat e tyre me rastin e samitit G-20 në Osaka, Japoni, liderët e Gjermanisë, Spanjës, Francës dhe Holandës kishin skicuar një zgjidhje me kompromis për Timmermans. Kancelarja gjermane Angela Merkel kishte folur javën e fundit edhe me shefin e Unionit Kristiansocial, Markus Söder, kryetaren e Unionit Kristiandemokrat, CDU Annegret Kramp-Karrenbauer, me vetë kandidatin kryesor të PPE-së, Manfred Weber, dhe presidentin e PPE-së, Joseph Daul, nëse, për hir të kompromisit, Weber-it mund t’i ofrohej një post tjetër, siç është posti i Presidentit të  Parlamentit ose ai i Zëvendëskryetarit të Komisionit.

Fituesi i zgjedhjeve ka përparësi

Por kancelarja gjermane ndeshi rezistencë tek një numër i madh politikanësh të PPE-së, sepse PPE-ja ishte bërë forca më e fortë në zgjedhjet evropiane. “Kush fiton zgjedhjet ka përparësi”, kërkoi presidenti i Komisionit të BE, Jean-Claude Juncker, vetë një kristian-demokrat. Kryetarët e qeverive nga familjet e tjera të partiake menjëherë fajësuan PPE-në për vështirësitë e takimit të Brukselit.

 

Përveç kësaj, kundër Timmermannsit ishin edhe kryeministrat e shteteve të Vishegradit, si Poloni, Hungari dhe Republika Çeke. Këta e refuzojnë Timmermansin si të papërshtatshëm, sepse nuk e kupton Europa Lindore. Arsyeja kryesore për ta është se zëvendëskryetari i Komisionit është pro procedurave të shkeljes së marrëveshjeve të BE, që synon të zhvillojë komisioni ndaj disa shteteve që kanë shkelur shtetin ligjor, si për shembull, Polonia e Hungaria. /Burimi: DW



Ju sugjerojmë

SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë
Bota

SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë

28 Qershor, 2025 9:18 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në Pogradec, plagosen tre persona

28 Qershor, 2025 8:46 pm
Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Aksidenti në Tiranë, Policia: Janë përplasur 6 automjete

28 Qershor, 2025 8:42 pm
16 turistë shpëtohen nga Policia Kufitare në Porto Palermo
Kronikë

16 turistë shpëtohen nga Policia Kufitare në Porto Palermo

28 Qershor, 2025 8:24 pm
Aksidenti i trefishë në Fushë-Milot, policia: Të plagosurit janë nisur drejt Traumës
Kronikë

Tiranë, taksia përplaset me autobusin dhe makinën e policisë

28 Qershor, 2025 8:00 pm
“Bëra dy propozime”, Kurti flet pas takimit me liderët e partive
Kryesore

“Bëra dy propozime”, Kurti flet pas takimit me liderët e partive

28 Qershor, 2025 7:44 pm
Irani i ndalon hyrjen e shefit të Agjencisë Atomike në objektet bërthamore
Bota

Irani i ndalon hyrjen e shefit të Agjencisë Atomike në objektet bërthamore

28 Qershor, 2025 7:39 pm
Përfundon pa marrëveshje takimi i liderëve politikë në Kosovë
Rajoni

Përfundon pa marrëveshje takimi i liderëve politikë në Kosovë

28 Qershor, 2025 7:08 pm
Nuk ka qetësi për Vuçiçin, sërish protesta në Beograd
Rajoni

Nuk ka qetësi për Vuçiçin, sërish protesta në Beograd

28 Qershor, 2025 7:02 pm
Shëngjin/ Rrezikuan jetën në det, policia ndihmon dy turistët
Kronikë

Shëngjin/ Rrezikuan jetën në det, policia ndihmon dy turistët

28 Qershor, 2025 7:00 pm
Para
Aktori i njohur bëhet kryebashkiak, sa vota mori

Aktori i njohur bëhet kryebashkiak, sa vota mori

A do t’i njoh OSBE votimet? Sot vendimi

A do t'i njoh OSBE votimet? Sot vendimi

Zgjedhjet, ja situata në qarqet kryesore të vendit

Bashkitë ku ka përfunduar numërimi sipas KQZ
















TE FUNDIT

SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë

SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë
28 Qershor, 2025

Një pamje e papritur i priste ata që kalonin anën lindore të Detroitit të premten, ndërsa kartëmonedhat filluan të binin...

Lexo më shumë

Aksident në Pogradec, plagosen tre persona

Plagoset një person në Vaun e Dejës,
28 Qershor, 2025

 Një aksident ka ndodhur në Pogradec pasditen e sotme, në rrugën që të dërgon drejt fshatit Tushemisht. Mësohet se dy mjete...

Lexo më shumë

Aksidenti në Tiranë, Policia: Janë përplasur 6 automjete

Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
28 Qershor, 2025

Policia ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me aksidentin e regjistruar pasditen e sotme në rrugën “Dritan Hoxha” në vendin...

Lexo më shumë

16 turistë shpëtohen nga Policia Kufitare në Porto Palermo

16 turistë shpëtohen nga Policia Kufitare në Porto Palermo
28 Qershor, 2025

16 persona kanë kërkuar ndihmë tek policia Kufitare e Himarës pasi në zonën midis plazhit të Qeparoit dhe Borshit duke...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com