Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zgjedhjet, Prokuroria: 2 persona të arrestuar e 3 procedime

2019/06/30 at 11:21 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Zgjedhjet, Prokuroria: 2 persona të arrestuar e 3 procedime

Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku  ka publikuar raportin në lidhje me incidentet dhe procedimet që janë bërë gjatë procesit të votimit ditën e sotme.

Në këtë raport thuhet se janë arrestuar 2 persona për pengim të procesit të votimeve si dhe janë proceduar penalisht dhe tre persona.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë

Sipas informacionit që u administrua gjatë datës 30 Qershor 2019, deri në përmbyllje të procesit të votimit, nga Prokuroritë pranë Gjykatave të Rretheve Gjyqësore dhe Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, rezulton se numri i përgjithshëm i çështjeve të regjistruara për vepra penale që prekin zgjedhjet e lira në funksion të fushatës së zgjedhjeve vendore të datës 30 qershor 2019, është gjithsej 3 (tre) procedime penale me 2 (dy) persona të arrestuar. Më konkretisht:

Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, ka regjistruar 1 (një) procedim penal në ngarkim të 1(një) personi të arrestuar, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”, “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të parashikuara nga nenet 326/a/1, 329/2 dhe 278/1 të Kodit Penal. Akoma nuk është dhënë masa e sigurimit nga gjykata.

Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, më datë 30 Qershor 2019 ka regjistruar, 1 (një) procedim penal në ngarkim të 1(një) personi të arrestuar, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 326/a/1-22 i Kodit Penal. Akoma nuk është dhënë masa e sigurimit nga gjykata.

Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, ka regjistruar 1(një) procedim penal pa autor, për veprën penale të “Shkatërrimit të pronës me eksploziv”, parashikuar nga neni 152 i Kodit Penal, pasi rreth orës 00:30, në njërën nga klasat e shkollës ku ishte caktuar një qendër votimi, është hedhur një sasi e dyshuar si lëndë eksplozive.

Kurse, Prokuroritë e tjera pranë Gjykatave të Rretheve Gjyqësore si dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë njoftuar se deri në këto momente nuk kanë të regjistruar procedime penale lidhur me veprat penale që prekin zgjedhje

Ju sugjerojmë

Papa Leoni kërkon 24 orë paqe në Ukrainë për Krishtlindje
Bota

Papa Leoni kërkon 24 orë paqe në Ukrainë për Krishtlindje

24 Dhjetor, 2025 6:40 pm
“Kryqëzohet” Macron, mbajti një ceremoni hebraike në Pallatin Elize
Bota

Macron dënon kufizimet e vizave të SHBA: Janë akte frikësimi dhe shtrëngimi

24 Dhjetor, 2025 5:41 pm
PD kërkon mbledhje urgjente për Ballukun, i drejtohet Kryetarit të Kuvendit
Kryesore

PD kërkon mbledhje urgjente për Ballukun, i drejtohet Kryetarit të Kuvendit

24 Dhjetor, 2025 4:29 pm
Kryepeshkop Joani uron besimtarët: Krishtlindja, rreze shprese
Aktualitet

Kryepeshkop Joani uron besimtarët: Krishtlindja, rreze shprese

24 Dhjetor, 2025 4:15 pm
Festat e fundvitit, radhë kilometrike në Kakavijë
Aktualitet

Festat e fundvitit, radhë kilometrike në Kakavijë

24 Dhjetor, 2025 3:44 pm
Me pushime në Malin e Zi/ Futbollisti gjerman rrëzohet nga teleferiku, humbet jetën
Sport

Me pushime në Malin e Zi/ Futbollisti gjerman rrëzohet nga teleferiku, humbet jetën

24 Dhjetor, 2025 3:40 pm
Ipeshkvijtë e Kishës Katolike ndajnë urimin e përbashkët për besimtarët shqiptarë
Aktualitet

Ipeshkvijtë e Kishës Katolike ndajnë urimin e përbashkët për besimtarët shqiptarë

24 Dhjetor, 2025 3:36 pm
Shkatërrohet rrjeti i drogës në Tiranë, 22 persona të arrestuar
Kronikë

Shkatërrohet rrjeti i drogës në Tiranë, 22 persona të arrestuar

24 Dhjetor, 2025 3:33 pm
Vendimi i qeverisë: E premtja pushim për administratën
Aktualitet

Vendimi i qeverisë: E premtja pushim për administratën

24 Dhjetor, 2025 3:32 pm
Berisha: AKSHI, ultra-mafioz me ofertat fake në tendera
Kryesore

Berisha: AKSHI, ultra-mafioz me ofertat fake në tendera

24 Dhjetor, 2025 3:30 pm
Para
Numërimi i votave, dalin rezultatet e para në…

Numërimi i votave, dalin rezultatet e para në…

Horoskopi, 23 qershor 2019

Horoskopi 1 Korrik 2019

Rriten sërish temperaturat

Moti për ditën e sotme, 1 Korrik 2019

TE FUNDIT

Papa Leoni kërkon 24 orë paqe në Ukrainë për Krishtlindje

Papa Leoni kërkon 24 orë paqe në Ukrainë për Krishtlindje
24 Dhjetor, 2025

Papa Leoni XIV u bëri thirrje të gjithë njerëzve që të paktën në ditën e Krishtlindjes, të respektohet një ditë...

Lexo më shumë

Macron dënon kufizimet e vizave të SHBA: Janë akte frikësimi dhe shtrëngimi

“Kryqëzohet” Macron, mbajti një ceremoni hebraike në Pallatin Elize
24 Dhjetor, 2025

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka dënuar masat e kufizimit të vizave të vendosura nga SHBA-ja ndaj ish-komisionerit të BE-së, Thierry...

Lexo më shumë

PD kërkon mbledhje urgjente për Ballukun, i drejtohet Kryetarit të Kuvendit

PD kërkon mbledhje urgjente për Ballukun, i drejtohet Kryetarit të Kuvendit
24 Dhjetor, 2025

Pesë anëtarët demokratë të Këshillit të Mandateve Gamzent Bardhi, Gent Strazimiri, Oerd Bylykbashi, Elda Hoti dhe Saimir Korreshi i janë...

Lexo më shumë

Kryepeshkop Joani uron besimtarët: Krishtlindja, rreze shprese

Kryepeshkop Joani uron besimtarët: Krishtlindja, rreze shprese
24 Dhjetor, 2025

Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Joani ka përcjellë një mesazh urimi për të gjithë besimtarët me rastin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com