Ditën e sotme po zhvillohen zgjedhjet lokale në të gjithë vendin, në të cilat opozita nuk merr pjesë.
Megjithëse ditën e sotme situata është paraqitur e qetë, ka pasur parregullsi nga ana e komisionerëve.
Një rast është raportuar në një nga qendrat e votimit në Tropojë, ku komisionerët kanë nxjerrë prej kutisë fletët e votuesve.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Qendrën e Votimit 440, ku 5 komisionerë të majtë kanë nxjerrë fletët nga kutia, siç shihet edhe në foto.
Kujtojmë që në qendrat e votimit në Tropojë janë vetëm komisionerë të PS, pasi opozita ka bojkotuar zgjedhjet./ Opinion.al E.Xh.