Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trump: Jo tarifa të reja Kinës, do të ulemi sërish në bisedime

2019/06/29 at 4:05 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Trump: Jo tarifa të reja Kinës, do të ulemi sërish në bisedime

Presidenti amerikan Donald Trump thotë se do të shtyjë vendosjen e tarifave të reja ndaj Kinës. Komenti u bë pas një takimi me Presidentin Xi Jinping që rezultoi në “rikthimin në drejtimin e duhur” të bisedimeve të ngecura tregtare.


Duke folur të shtunën në një konferencë për shtyp në mbyllje të samitit të G20-tës në Osaka të Japonisë, Presidenti Trump tha se Shtetet e Bashkuara dhe Kina do të punojnë për të rifilluar negociatat për arritjen e një marrëveshjeje tregtare.

“Patëm një takim të mrekullueshëm dhe do të vazhdojmë të negociojmë. Premtoj që për momentin nuk do t’i rrisim tarifat ndaj Kinës. Janë edhe rreth 350 miliardë dollarë mallra të cilave mund t’u vendosen tarifa, por nuk do ta ndërmarrim këtë hap. Do të rifillojmë punën me Kinën aty ku ishim ndalur dhe të shohim nëse mund të arrijmë një marrëveshje”, tha Presidenti Trump.

Presidenti Trump tha gjithashtu se do t’i lejojë kompanitë amerikane t’i shesin produkte kompanisë Huawei, gjigandit kinez të telekomunikacioneve për të cilin komuniteti amerikan i zbulimit ka paralajmëruar se mund të rrezikojë sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Gjatë fjalimit në çelje të takimit, zoti Xi tha se “Kina dhe Shtetet e Bashkuara përfitojnë bashkarisht nga bashkëpunimi, ashtu siç humbasin nga konfrontimi. Bashkëpunimi dhe dialogu janë më mirë se fërkimet dhe përplasjet”.

Zoti Xi tha se ai dëshiron të shkëmbejë pikëpamjet me Presidentin Trump “për çështjet në themel të zgjerimit të marrëdhënies Kinë – SHBA, në mënyrë që të përcaktojmë drejtimin e marrëdhënies tonë”.

Presidenti Trump vuri në dukje “marrëdhënien e shkëlqyer” me zotin Xi dhe tha se “duam të bëjmë diçka për ta ngritur edhe tregtinë në këtë nivel. Mendoj se është diçka që arrihet lehtësisht”.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara tha se të dyja vendet kishin qenë shumë afër arritjes së një marrëveshjeje historike tregtare, por pastaj “diçka ndodhi dhe doli disi nga parashikimi”./ Burimi: VOA



Ju sugjerojmë

Izraeli godet kampin e refugjatëve në Gaza
Bota

Izraeli godet kampin e refugjatëve në Gaza

23 Shtator, 2025 12:12 pm
Shkarkimi i Veliajt, Teliti: Që të mos paguajmë 500 mijë euro dëmshpërblim, duhet…
Aktualitet

Shkarkimi i Veliajt, Teliti: Që të mos paguajmë 500 mijë euro dëmshpërblim, duhet…

23 Shtator, 2025 12:04 pm
Vijojnë bombardimet izraelite në Gaza, 37 të vdekur
Bota

Vijojnë bombardimet izraelite në Gaza, 37 të vdekur

23 Shtator, 2025 11:16 am
Protestë e dhunshme, 10 të arrestuar dhe 60 policë të lënduar në Milano
Bota

Protestë e dhunshme, 10 të arrestuar dhe 60 policë të lënduar në Milano

23 Shtator, 2025 11:10 am
Britania propozon ndalimin e qëndrimit të përhershëm për emigrantët
Bota

Britania propozon ndalimin e qëndrimit të përhershëm për emigrantët

23 Shtator, 2025 10:41 am
“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
Kryesore

Mbledhja për shkarkimin e Veliajt,Këshilli Bashkiak i Tiranës shqyrton kërkesën e PS

23 Shtator, 2025 9:41 am
62-vjeçari bie nga lartësia në Golem, ndërron jetë gjatë rrugës për spital
Kronikë

Në burg prej 5 vjetësh, ndërron jetë në QSUT 33-vjeçarja

23 Shtator, 2025 9:39 am
Bie në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij, humb jetën 60-vjeçari
Kronikë

Përplasen dy makina, humb jetën një person në Shijak

23 Shtator, 2025 8:14 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Si parashikohet moti për këtë të martë

23 Shtator, 2025 8:12 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 23 shtator 2025

23 Shtator, 2025 8:10 am
Para
Mehmetaj: Rudina Hajdari po i shërben Ramës

Mehmetaj: Rudina Hajdari po i shërben Ramës

FT: Drejt një zgjidhjeje për postet kyç në BE, Timmermans favorit për KE

FT: Drejt një zgjidhjeje për postet kyç në BE, Timmermans favorit për KE

Dorëzimi i mandateve/ Pas Kryemadhit, Basha takon aleatët

Aleatët e Bashës: PS po manipulon zgjedhjet, qytetarët të denoncojnë...
















TE FUNDIT

Izraeli godet kampin e refugjatëve në Gaza

Izraeli godet kampin e refugjatëve në Gaza
23 Shtator, 2025

Izraeli ka kryer një tjetër sulm ajror ndaj një kampi refugjatësh në Gaza, në të njëjtën kohë kur në Nju...

Lexo më shumë

Shkarkimi i Veliajt, Teliti: Që të mos paguajmë 500 mijë euro dëmshpërblim, duhet…

Shkarkimi i Veliajt, Teliti: Që të mos paguajmë 500 mijë euro dëmshpërblim, duhet…
23 Shtator, 2025

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak, Dorian Teliti, tha se vendimi i Partisë Socialiste për të mos lejuar praninë...

Lexo më shumë

Vijojnë bombardimet izraelite në Gaza, 37 të vdekur

Vijojnë bombardimet izraelite në Gaza, 37 të vdekur
23 Shtator, 2025

Të paktën 37 persona u vranë mbrëmë në Rripin e Gazës gjatë një operacioni ushtarak izraelit, raportoi transmetuesi libanez Al...

Lexo më shumë

Protestë e dhunshme, 10 të arrestuar dhe 60 policë të lënduar në Milano

Protestë e dhunshme, 10 të arrestuar dhe 60 policë të lënduar në Milano
23 Shtator, 2025

Disa qytete të Italisë kanë përjetuar momente tepër dramatike. Mijëra italianë dolën në rrugë në një protestë pro Palestinës, të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com