Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bojkoti i opozitës, Palmer: Zgjedhjet e 30 qershorit janë të vlefshme

2019/06/28 at 6:17 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Bojkoti i opozitës, Palmer: Zgjedhjet e 30 qershorit janë të vlefshme

Zëvendës ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Mathew Palmer,  në një intervistë për Zërin e Amerikës ka theksuar se që zgjedhjet lokale duhet të zhvillohen më 30 qershor.


Teksa foli për bojkotin e opozitës, Palmer se është një situatë më pak se ideale që zgjedhjet vendore të zhvillohen pa pjesëmarrjen e opozitës, por kjo nuk do të thotë që zgjedhjet në vetvete nuk janë të vlefshme.

Ai iu bëri thirrje palëve por kryesisht opozitës për të mos ketë dhunë.

Zëri i Amerikës: Zoti Palmer faleminderit për mundësinë për këtë intervistë. Le të fillojmë me lajmin e fundit. Presidenti Meta shpalli datën e re të zgjedhjeve vendore, 13 tetorin.

Kryeministri Rama këmbëngul për 30 qershorin. Cili është qëndrimi i Departamentit të Shtetit, a duhet të shtyhen zgjedhjet? 

Mathew Palmer:  Ne presim që zgjedhjet të zhvillohen më 30 qershor. Shpresojmë që ato të zhvillohen në mënyrë të qetë e transparente. Pas zgjedhjeve do të formohet Gjykata Kushtetuese dhe shpresojmë që mosmarrëveshjet për kohën e zhvillimit të zgjedhjeve të zgjidhen përmes institucioneve të vendit.

 Zëri i Amerikës: Çfarë legjitimiteti do të kenë këto zgjedhje ndërsa në gjysmën e bashkive do të ketë vetëm një kandidat dhe votuesit nuk do të kenë alternativë për të zgjedhur?

Matheëw Palmer: Është një situatë më pak se ideale, që zgjedhjet vendore të zhvillohen pa pjesëmarrjen e opozitës, por kjo nuk do të thotë që zgjedhjet në vetvete nuk janë të vlefshme. Njerëzit do të kenë mundësi të dalin për të votuar, për të shprehur mendimin e tyre, askush nuk duhet t’i pengojë për këtë. Njerëzit që duan të marrin pjesë, që duan të votojnë, duhet të jenë të lirë ta bëjnë këtë. Të zgjedhurit, duhet të lejohen të fillojnë detyrën dhe të qeverisin. Ne do të kemi njerëzit tanë në terren, në kuadër të misionit vëzhgues të ODIHR-it, por edhe në mënyrë të pavarur, me ekipe vëzhguesish të ambasadës, për të parë se si do të duken gjerat. Ne shpresojmë që më 30 qershor gjithçka të jetë sa më qetë e në mënyrë paqësore.

Zëri i Amerikës: A jeni i shqetësuar nga mundësia e dhunës më 30 qershor?

Mathew Palmer: Absolutisht. Dhe u bëjmë thirrje udhëheqësve të opozitës t’ua bëjnë të qartë përkrahësve të tyre, që të mos ketë  dhunë më 30 qershor, që askush të mos pengojë të drejtën e atyre që dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhje. Protestat paqësore janë pjesë e qeverisjes demokratike. Kjo është shumë normale. Ne e pamë më 21 qershor se opozita është plotësisht e aftë të paraqesë argumentat e veta në mënyrë paqësore, në një mënyrë që përputhet me praktikat demokratike. Ne duam të shohim që edhe në 30 qershor ngjarjet të zhvillohen pa dhunë. Ne u bëjmë thirrje udhëheqësve të opozitës t’ua bëjnë këtë të qartë përkrahësve të tyre./ Opinion.al E.Xh.



Ju sugjerojmë

Berisha: Pas liçencës për kazino në kullën Air Albania qëndron Olsi Rama
Aktualitet

Berisha: Pas liçencës për kazino në kullën Air Albania qëndron Olsi Rama

28 Korrik, 2026 2:17 pm
Shehaj mori dokumentin, Manja: Do ketë referim të kallëzimit në organet e hetimit
Kryesore

Shehaj mori dokumentin, Manja: Do ketë referim të kallëzimit në organet e hetimit

28 Korrik, 2026 12:56 pm
Linke të dyshimta për t’ju vjedhur llogarinë në WhatsApp, policia nxjerr njoftimin
Aktualitet

Linke të dyshimta për t’ju vjedhur llogarinë në WhatsApp, policia nxjerr njoftimin

28 Korrik, 2026 12:40 pm
Mori marrëveshjen konfidenciale, Agron Shehaj përjashtohet 60 ditë nga seancat
Kryesore

Mori marrëveshjen konfidenciale, Agron Shehaj përjashtohet 60 ditë nga seancat

28 Korrik, 2026 11:04 am
Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…
Kryesore

Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…

27 Korrik, 2026 10:57 pm
Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn
Aktualitet

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn

27 Korrik, 2026 6:12 pm
Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin
Kryesore

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin

27 Korrik, 2026 3:10 pm
Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…
Kryesore

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…

27 Korrik, 2026 11:43 am
Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë
Aktualitet

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë

27 Korrik, 2026 10:41 am
I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
Bota

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

26 Korrik, 2026 7:54 pm
Para
Presidenti reagon ndaj Palmer për zgjedhjet e 30 qershorit

Përgjimet e “Bild”, Palmer: Do mbështesim një hetim profesional

Palmer: Serbia të njoh kosovën

Pengimi i zgjedhjeve, Palmer: Përjashtohesh nga marrëdhëniet me SHBA

Shkatërrohet dera e KZAZ në Shkodër, autorët marrin materialet zgjedhore

”Nipi i deputetit të PS thyen Pallatin e Sportit Shkodër”
















TE FUNDIT

Berisha: Pas liçencës për kazino në kullën Air Albania qëndron Olsi Rama

Berisha: Pas liçencës për kazino në kullën Air Albania qëndron Olsi Rama
28 Korrik, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar atë që e cilësoi si një nga aferat më të rënda të...

Lexo më shumë

Shehaj mori dokumentin, Manja: Do ketë referim të kallëzimit në organet e hetimit

Shehaj mori dokumentin, Manja: Do ketë referim të kallëzimit në organet e hetimit
28 Korrik, 2026

Ulsi Manja, Sekretar i sekretariatit për procedurat, votimet dhe etikën, ka komentuar masën  për përjashtim me 60 ditë nga punimet...

Lexo më shumë

Linke të dyshimta për t’ju vjedhur llogarinë në WhatsApp, policia nxjerr njoftimin

Linke të dyshimta për t’ju vjedhur llogarinë në WhatsApp, policia nxjerr njoftimin
28 Korrik, 2026

Linke të dyshimta përmes ËhatsApp që synojnë marrjen e llogarisë së këtij aplikacioni. Është ky njoftimi që vjen nga Polica...

Lexo më shumë

Mori marrëveshjen konfidenciale, Agron Shehaj përjashtohet 60 ditë nga seancat

Mori marrëveshjen konfidenciale, Agron Shehaj përjashtohet 60 ditë nga seancat
28 Korrik, 2026

Deputeti Agron Shehaj është përjashtuar për 60 ditë nga seancat plenare, pas incdidetit të së hënës ku ka marr një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}