Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrëzoi dekretin e Metës, Kolegji Zgjedhor zbardh argumentet

2019/06/27 at 2:00 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rrëzoi dekretin e Metës, Kolegji Zgjedhor zbardh argumentet

Presidenti Ilir Meta, deklaroi ditën e sotme se zgjedhjet lokale do të zhvillohen më 13 tetor.


Por, nga ana tjetër, Kolegji Zgjedhor tregoi argumentet me të cilat rrëzoi kërkesën e Partisë Uniteti Kombëtar për t’u çregjistruar dhe konfirmoi edhe njëherë se zgjedhjet vendore do të mbahen 30 qershor.

Duke mbajtur në konsideratë edhe dy vendime të Gjykatës Kushtetuese, si edhe mohimit që i bëhet të drejtës për të votuar kolegji ka trajtuar në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe dekretin e presidentit Meta qe anuloi zgjedhjet.

Sipas Kolegjit dekretimi duhet bërë jo më vonë se nëntë muaj dhe për këtë shkak Presidenti ka kompetencë të kufizuar tej kësaj kohe.

 “Në themel të vendimmarrjes së KQZ-së është fakti se Dekreti nr.11199, datë 10.06.2019 i Presidentit të Republikës është një akt absolutisht i pavlefshëm, pasi si në akt administrativ individual vjen në kundërshtim me një dispozitë urdhëruese të ligjit.

Më konkretisht, kompetencat e Presidentit të Republikës ushtrohen nga pikëpamja formale me anë të dekretit siç parashikon neni 93 i Kushtetutës. Ky përcaktim kushtetues plotësohet më tej nga dispozita të veçanta të shpërndara në Kushtetutë apo edhe në ligje të tjera, e në këtë aspekt Presidenti sipas nenit 92, germa “gj”, të Kushtetutës ka kompetencë caktimin e datës së zgjedhjeve për Kuvendin, për organet e pushtetit vendor dhe për zhvillimin e referendumeve. Kjo kompetencë lidhur me datën e zgjedhjeve është e vetmja si e tillë e shprehur në rendin ligjor shqiptar, thënë kjo duke konsideruar edhe situatën rregullatore të Kodit Zgjedhor, i cili në asnjë dispozitë të tij nuk parashikon kompetenca të tjera përveç sa është parashikuar në Kushtetutë. Aspektet e vetme që rregullohen nga nenet 64 e vijues të këtij kodi lidhen me afatet dhe përcaktimin e periudhës zgjedhore.

Kolegji vëren se, në mungesë të një kompetence të shprehur në ligj, çdo veprim tjetër tej kufijve të përcaktuar nga Kushtetuta dhe ligji, bie ndesh jo vetëm me një dispozitë urdhëruese sikurse është neni 94 i Kushtetutës ku parashikohet se “Presidenti i Republikës nuk mund të ushtrojë kompetenca të tjera përveç atyre që i njihen shprehimisht me Kushtetutë dhe që i jepen me ligje të nxjerrja në pajtim me të”, por edhe me jurisprudencën e vetë Gjykatës Kushtetuese”./ Opinion.al E.Xh.



Ju sugjerojmë

Franca miraton ligjin për eutanazinë, nisin protestat
Bota

Franca miraton ligjin për eutanazinë, nisin protestat

16 Korrik, 2026 11:26 pm
Kanadaja nën “pushtetin” e flakëve, mbi 800 vatra aktive zjarri
Bota

Kanadaja nën “pushtetin” e flakëve, mbi 800 vatra aktive zjarri

16 Korrik, 2026 8:32 pm
Dita e 47 e protestës në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë
Aktualitet

Dita e 47 e protestës në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë

16 Korrik, 2026 7:31 pm
Kuvendi miraton projektligjet për bujqësinë, Braçe voton kundër
Politikë

Kuvendi miraton projektligjet për bujqësinë, Braçe voton kundër

16 Korrik, 2026 7:20 pm
Aksident në aksin Elbasan–Librazhd, humb jetën shoferi 19-vjeçar
Kronikë

Aksident në aksin Elbasan–Librazhd, humb jetën shoferi 19-vjeçar

16 Korrik, 2026 7:18 pm
Droni detar ukrainas u gjet pranë Lefkadës, Kievi i kërkon ndjesë zyrtare Athinës
Kronikë

Sherri me thika në Poliklinikën e Shkodrës, arrestohen babë e bir

16 Korrik, 2026 6:32 pm
Protestat për Zvërnecin, Rama: Bisedoj vetëm me ata që më kanë votuar
Kryesore

Deklarata e ministres serbe,Rama:S’do bëhemi kor sa herë flet një “çyryk” në Beograd

16 Korrik, 2026 6:26 pm
Shkarkoi ministrin e Mbrojtjes pa dhënë arsye, Zelensky përballet me protesta
Bota

Shkarkoi ministrin e Mbrojtjes pa dhënë arsye, Zelensky përballet me protesta

16 Korrik, 2026 3:58 pm
Kamera inteligjente në shkolla, Rama: Sinjalizim për rreziqet në kohë reale
Kryesore

Kamera inteligjente në shkolla, Rama: Sinjalizim për rreziqet në kohë reale

16 Korrik, 2026 2:54 pm
Smart City, Rama: Historia e makinave që kryejnë krime dhe gjenden të djegura nuk…
Kryesore

Smart City, Rama: Historia e makinave që kryejnë krime dhe gjenden të djegura nuk…

16 Korrik, 2026 2:52 pm
Para
Dekreti i ri, zgjedhjet lokale në 13 tetor! Meta: 2 arsyet për këtë vendim

Dekreti i ri, zgjedhjet lokale në 13 tetor! Meta: 2 arsyet për këtë vendim

KiE: Po ndjekim me vëmendjen situatën përpara zgjedhjeve

KiE: Po ndjekim me vëmendjen situatën përpara zgjedhjeve

Data e re e zgjedhjeve, reagon Rama: Nuk e njohim

Data e re e zgjedhjeve, reagon Rama: Nuk e njohim
















TE FUNDIT

Franca miraton ligjin për eutanazinë, nisin protestat

Franca miraton ligjin për eutanazinë, nisin protestat
16 Korrik, 2026

Ligjvënësit francezë miratuan një projektligj që krijon të drejtën ligjore për vdekje të asistuar për të rriturit me sëmundje të...

Lexo më shumë

Kanadaja nën “pushtetin” e flakëve, mbi 800 vatra aktive zjarri

Kanadaja nën “pushtetin” e flakëve, mbi 800 vatra aktive zjarri
16 Korrik, 2026

Më shumë se 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në Kanada, ndërsa tymi i tyre ka përkeqësuar ndjeshëm cilësinë e...

Lexo më shumë

Dita e 47 e protestës në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë

Dita e 47 e protestës në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë
16 Korrik, 2026

Qytetarët kanë nisur këtë të enjte protestën për të 47 ditë radhazi kundër qeverisë. Me flamuj Kombëtar, pankarta dhe thirrjet...

Lexo më shumë

Kuvendi miraton projektligjet për bujqësinë, Braçe voton kundër

Kuvendi miraton projektligjet për bujqësinë, Braçe voton kundër
16 Korrik, 2026

Kuvendi ka miratuar disa projektligje që lidhen me sektorin e bujqësisë, ndërsa votimi ka sjellë edhe një qëndrim ndryshe nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}