Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha: Asnjë marrëveshje pa ndëshkuar vjedhësit e votave

2019/06/20 at 3:36 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vendimi për shtyrjen e negociatave, Gent Cakaj: Pse Shqipëria ka fituar

Akuza të drejtpërdrejta hodhi kreu i opozitës, Lulzim Basha ndaj kryeministrit Edi Rama pas publikimit të përgjimeve të reja nga BILD. Sipas tij, Edi Rama është timonieri i vjedhjes së zgjedhjeve.

“Në Shqipëri janë vjedhur të gjitha zgjedhjet që ka zhvilluar Edi Rama. Ky është përfundimi që del nga përgjimet e BILD dhe skandalet e tjera. Përgjimet na kanë dëshmuar skemën, përmasat dhe metodat. Kupola e Rilindjes në krye të PS-së nuk ka bërë asnjë dallim mes kriminelëve që ka përdorur. Ata kanë bashkëpunuar me trafikantë droge, qeniesh njerëzore, me vrasës, grabitës. Ata kanë blerë vota me para në dorë, kanë kërcënuar qytetarë për të votuar kandidatët e tyre, kanë ndëshkuar ata që nuk janë bindur. Çdo mjet i dhunshëm është përdorur pa asnjë kufizim. Ajo që dëshmojnë përgjimet e Bild është që aleanca ka përdorur administratën për vjedhjen e zgjedhjeve, nga drejtorët te punonjësit e thjeshtë”, tha Basha në një konferencë për mediat.

Basha tha se nuk do të ketë asnjë marrëveshje politike, nëse nuk dënohen ata që kanë vjedhur votat.

“Dua t’i them atij dhe të gjithë të tjerëve. Asgjë nuk do harrohet. Asgjë nuk do të tolerohet. Çdo krim do të ndëshkohet. Rruga drejt normaliteti politik dhe shoqëror në Shqipëri kalon nga nxjerrja e të gjithë përgjegjësve para drejtësisë. Asnjë hap politik, asnjë zgjidhje politike në Shqipëri nuk do të bëhet pa patur në themel të saj ndëshkimin e të gjithë atyre që kanë vjedhur votat e shqiptarëve. Asnjë marrëveshje politike për daljen nga kriza nuk do mund të arrihet, nëse pika numër 1 e saj nuk është ndëshkimi i vjedhësve të votave”.

Gazeta gjermane BILD botoi të mërkurën edhe 10 përgjime të tjera telefonike të realizuara nga Prokuroria shqiptare nga Dosja 184/2016, lidhur me zgjedhjet vendore në Dibër, ku dëgjohen politikanë socialistë dhe ish-ministra të qeverisë Rama, që diskutojnë për rezultate maksimale të votimeve.

Në përgjimet dëgjohen ish ministri i brendshëm Saimir Tahiri, ish ministri i energjisë Damian Gjiknuri si dhe deputetë socialistë, që bisedojnë me policë, biznesmenë dhe persona të dyshuar për veprimtari të paligjshme në krahinën e Dibrës.

Ata urojnë njëri tjetrin për maksimalizimin e fitores së zgjedhjeve me presione dhe forma të ndryshme. Atyre u premtohet se do të promovohen në karrierë, sepse ndihmuan fuqishëm fitoren e thellë të PS-së.

Në përgjimet e publikuara dëgjohen edhe disa metoda të blerjes së votave në favor të PS-së, mbledhjes së kartave të identitetit dhe presioneve që u bëhen qytetarëve për të votuar familjarisht pro PS-së./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Ish-krerët e UÇK në Hagë, Berhami: Prokuroria ka përdorur dëshmitarë të rremë
-U tha në Opinion

Ish-krerët e UÇK në Hagë, Berhami: Prokuroria ka përdorur dëshmitarë të rremë

21 Tetor, 2025 10:44 pm
Gjykimi i ish-krerëve të UÇK, Berhami: Janë përdorur të dhënat e marra nga Serbia
-U tha në Opinion

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK, Berhami: Janë përdorur të dhënat e marra nga Serbia

21 Tetor, 2025 10:22 pm
SHBA: Asnjë plan për një takim të menjëhershëm mes Trump dhe Putin
Bota

SHBA: Asnjë plan për një takim të menjëhershëm mes Trump dhe Putin

21 Tetor, 2025 10:06 pm
Vaksina kundër kancerit e prodhuar në Rusi, Serbia gati ta testojë për herë të parë
Rajoni

Vaksina kundër kancerit e prodhuar në Rusi, Serbia gati ta testojë për herë të parë

21 Tetor, 2025 9:48 pm
“Nuk më pëlqen”, Trump përplaset me ambasadorin australian
Bota

“Nuk më pëlqen”, Trump përplaset me ambasadorin australian

21 Tetor, 2025 8:54 pm
Netanyahu: Nëse të gjithë pengjet nuk kthehen, i gjithë ferri do të shpërthejë
Bota

“Do e arrestojmë Netanyahun”, Izraeli kritikon kryeministrin e Kanadasë

21 Tetor, 2025 7:56 pm
“Nuk e kam takuar ndonjëherë”, Rama: Nuk na merr malli për Putinin
Politikë

“Nuk e kam takuar ndonjëherë”, Rama: Nuk na merr malli për Putinin

21 Tetor, 2025 7:21 pm
Rama nga Londra: Të luash me migracionin në mënyrën si po luhet, është e rrezikshme
Aktualitet

Rama nga Londra: Të luash me migracionin në mënyrën si po luhet, është e rrezikshme

21 Tetor, 2025 6:53 pm
Kurti: Po përpiqemi ta bëjmë Qeverinë, por duket se alternativë janë zgjedhjet
Rajoni

Kurti: Po përpiqemi ta bëjmë Qeverinë, por duket se alternativë janë zgjedhjet

21 Tetor, 2025 5:34 pm
Patenta e re në BE, çfarë do të ndryshojë?
Bota

Patenta e re në BE, çfarë do të ndryshojë?

21 Tetor, 2025 5:11 pm
Para
A fitoi Becchetti ndaj Shqipërisë? Ja çfarë thonë avokatët e tij

A fitoi Becchetti ndaj Shqipërisë? Ja çfarë thonë avokatët e tij

Përplasjet në KZAZ, Spiropali: Meta i hodhi benzinë zjarrit

Përplasjet në KZAZ, Spiropali: Meta i hodhi benzinë zjarrit

Basha: Dy fjalë për Sandër Lleshajn…

Basha: Dy fjalë për Sandër Lleshajn...

TE FUNDIT

Ish-krerët e UÇK në Hagë, Berhami: Prokuroria ka përdorur dëshmitarë të rremë

Ish-krerët e UÇK në Hagë, Berhami: Prokuroria ka përdorur dëshmitarë të rremë
21 Tetor, 2025

Deputeti i PDK, Artan Berhami thotë se dokumentet kundër ish-krerëve të UÇK që po gjykohen në Hagë janë marrë nga...

Lexo më shumë

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK, Berhami: Janë përdorur të dhënat e marra nga Serbia

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK, Berhami: Janë përdorur të dhënat e marra nga Serbia
21 Tetor, 2025

Të premten shqiptarët nga të gjitha trevat u mblodhën në Tiranë dhe protestuan kundër gjykimit të ish-krerëve të UÇK në...

Lexo më shumë

SHBA: Asnjë plan për një takim të menjëhershëm mes Trump dhe Putin

SHBA: Asnjë plan për një takim të menjëhershëm mes Trump dhe Putin
21 Tetor, 2025

Nuk ka plane për një takim “në të ardhmen e afërt” midis presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe...

Lexo më shumë

Vaksina kundër kancerit e prodhuar në Rusi, Serbia gati ta testojë për herë të parë

Vaksina kundër kancerit e prodhuar në Rusi, Serbia gati ta testojë për herë të parë
21 Tetor, 2025

Serbia ka njoftuar se do të jetë vendi i parë në botë që do të testojë një vaksinë të re eksperimentale...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com