Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trump quan princeshën Meghan “të keqe”

2019/06/02 at 8:34 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Trump quan princeshën Meghan “të keqe”

Donald Trump e ka quajtur Dukeshën e Sussex si “të keqe” (nasty), pasi ka dëgjuar se ajo ka bërë komente kritike rreth tij gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2016.


Kur ishte duke punuar si aktore, Meghan Markle e përshkroi presidentin amerikan si “mizogjenist” dhe “përcarës”.

Ajo shtoi se do të shkonte në Kanada nëse ai fitonte zgjedhjet presidenciale të SHBA.

I pyetur për komentet e saj, Trump tha për ‘The Sun’ se ai nuk ishte në dijeni të tyre.

Por ai shtoi: “Nuk e dija se ishte kaq e keqe”. (I didn’t know that she was nasty)

Fjala ‘nasty’ në anglisht është ofenduese, kryesisht për femrat sepse nënkupton dikë që bën një sjellje të keqe, të pahijshme dhe me dëshirë.

Komentet e Presidentit Trump vijnë përpara vizitës së tij zyrtare shtetërore në Britani të Madhe javën e ardhshme, së bashku me disa nga anëtarët e familjes së tij.

Udhëheqësi i Shtëpisë së Bardhë do të mirëpritet në kopshtin e Pallatit të Buckinghamit, përpara se të marrë pjesë në një banket në një nga sallat e ballove të pallatit.

Ai gjithashtu do të zhvillojë një tur në Westminster Abbey.

Së bashku me bashkëshorten Melania dhe katër fëmijët e rritur, ai pritet të takojë Mbretëreshën, Princin Charles, Princin William dhe gruan e tij, Kate, Dukeshën e Kembrixhit.

Trump pritet gjithashtu të takojë Princin Harry, megjithëse gruaja e tij Meghan është aktualisht në lejen e lindjes me të birin Archie dhe nuk pritet të jetë në takim.

Dukeshja e Sussex e ka kritikuar më parë z. Trump dhe ka shprehur mbështetjen e saj për rivalen e tij,  Hillary Clinton.

“Ju nuk jeni duke votuar vetëm për një grua nëse votoni për Hillaryn, sepse ajo është një grua, por Trump na e ka bërë të lehtë të kuptojmë, se nuk e dëshirojmë atë lloj të bote që ai do të ndërtojë”, ka thënë ajo në një intervistë të vitit 2016 në ‘The Nightly Show’ me Larry Wilmore.

Pavarësisht nga etiketimi i saj si “e keqe”, Trump tha se Meghan do të ishte një princeshë amekrikane “shumë e mirë”.

I pyetur për mendimin e tij në lidhje me faktin që Meghan ju bashkua familjes mbretërore, ai tha: “Është mirë, dhe unë jam i sigurt se do ta bëj shkëlqyeshëm, do të jetë shumë e mirë, shpresoj se ajo do të ketë sukses”.

Ai gjithashtu tha se Boris Xhonson do të ishte një “kryeministër i shkëlqyer”, duke e përshkruar atë si një “djalë shumë të mirë”.

Është shumë e pazakontë që një president i SHBA të përfshihet në çështjet e brendshme politike në Mbretërinë e Bashkuar dhe komentet e tij rrezikojnë të shkaktojnë një tension diplomatik.

Trump tha gjithashtu se ai ishte “me të vërtetë i dashur” në Britani të Madhe, duke shtuar: “Unë nuk kujtoj ndonjë president amerikan që ka qenë më afër vendit tuaj të madh”. /Opinion.al

Etiketa: Buckingham PalaceMeghan Markletrump


Ju sugjerojmë

Nxitën qytetarët për të bllokuar rrugën drejt aeroportit, procedohen 19 protestues
Aktualitet

Nxitën qytetarët për të bllokuar rrugën drejt aeroportit, procedohen 19 protestues

15 Qershor, 2026 10:38 pm
Protesta në Tiranë, qytetarët: Do marshojmë vetëm brenda “Unazës”
Aktualitet

Protesta në Tiranë, qytetarët: Do marshojmë vetëm brenda “Unazës”

15 Qershor, 2026 8:08 pm
Trump: Ngushtica e Hormuzit hapet të premten, paralajmëron plan të ri me Iranin
Bota

Trump: Ngushtica e Hormuzit hapet të premten, paralajmëron plan të ri me Iranin

15 Qershor, 2026 7:47 pm
Auto-Skicë
Aktualitet

Dita e 16-të, nis protesta e qytetarëve

15 Qershor, 2026 7:07 pm
Sapo nisi Botërori, shkarkohet trajneri pas humbjes së thellë
Sport

Sapo nisi Botërori, shkarkohet trajneri pas humbjes së thellë

15 Qershor, 2026 5:46 pm
Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?
Bota

Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?

15 Qershor, 2026 4:52 pm
Aksident i rëndë në aksin Fier–Libofshë, 4 të plagosur
Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Fier–Libofshë, 4 të plagosur

15 Qershor, 2026 2:57 pm
Çfarë përmban memorandumi i mirëkuptimit mes SHBA-ve dhe Iranit?
Te Fundit

Çfarë përmban memorandumi i mirëkuptimit mes SHBA-ve dhe Iranit?

15 Qershor, 2026 2:32 pm
Momenti më prekës i Botërorit; Gjermania e Curaçao luten së bashku pas ndeshjes
Sport

Momenti më prekës i Botërorit; Gjermania e Curaçao luten së bashku pas ndeshjes

15 Qershor, 2026 1:52 pm
Merr fund arratia e Gerd “Gjeneralit”, arrestohet në Belgjikë vrasësi i Naim Zyberit
Kronikë

Merr fund arratia e Gerd “Gjeneralit”, arrestohet në Belgjikë vrasësi i Naim Zyberit

15 Qershor, 2026 1:42 pm
Para
Rritet tregtia e shërbimeve nga Shqipëria drejt BE

Rritet tregtia e shërbimeve nga Shqipëria drejt BE

Kryebashkiaku i Londrës: Trump është si një fashist i shekullit të 20

Kryebashkiaku i Londrës: Trump është si një fashist i shekullit të 20

Arrestohet i kërkuari për trafik droge dhe vjedhje në Kuçovë

Arrestohet i kërkuari për trafik droge dhe vjedhje në Kuçovë
















TE FUNDIT

Nxitën qytetarët për të bllokuar rrugën drejt aeroportit, procedohen 19 protestues

Nxitën qytetarët për të bllokuar rrugën drejt aeroportit, procedohen 19 protestues
15 Qershor, 2026

Policia e Tiranës ka bërë të ditur se 19 persona janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, pas veprimeve hetimore...

Lexo më shumë

Protesta në Tiranë, qytetarët: Do marshojmë vetëm brenda “Unazës”

Protesta në Tiranë, qytetarët: Do marshojmë vetëm brenda “Unazës”
15 Qershor, 2026

Ka nisur në Tiranë dita e 16-të e protestës jo-partiake. “S’ka PD që na ndalon, ne po bëjmë revolucion”. Me...

Lexo më shumë

Trump: Ngushtica e Hormuzit hapet të premten, paralajmëron plan të ri me Iranin

Trump: Ngushtica e Hormuzit hapet të premten, paralajmëron plan të ri me Iranin
15 Qershor, 2026

“Marrëveshja e arritur dje me Iranin është funksionale për të ardhmen dhe është në interes të Teheranit ta zbatojë atë”,...

Lexo më shumë

Dita e 16-të, nis protesta e qytetarëve

Auto-Skicë
15 Qershor, 2026

Ka nisur dita e 16-të e protestës qytetare në Tiranë, ku qytetarët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}