Kanë mjaftuar vetëm 30 minuta shi që të përmbyten dhjetëra banesa në Elbasan.
Situata më e rëndë paraqitet në lagjen “5 Maji”, pasi uji ka kaluar 30 cm.
Po ashtu, nga reshjet janë shkaktuar dëme të mëdha në disa banesa, duke dëmtuar orenditë shtëpiake.
Emergjencat Civile po merren me verifikimin e dëmeve për të bërë të mundur dëmshpërblimin e këtyre banorëve, ndërsa janë ngritur disa grupe pune për të larguar ujin./ Opinion.al E.Xh.