29 persona kanë mbetur të plagosur nga një zjarri që ra në një kamp të migrantëve në veri-perëndim të Bosnje e Hercegovinës.
Sipas zëdhënësit të policisë rajonale, Ale Siljdedic, të plagosurit janë transportuar në spitalin e Kladusës së madhe, ku po marrin mjekimin e nevojshmë mjekësor.
Zjarri ra në një kamp ku janë strehuar 500 emigrantë. Rreth 25,000 persona nga Azia dhe Afrika veriore, kanë hyrë në Bosnje nga Serbia dhe Mali i Zi, vitin e kaluar.
Deri më tani rreth 3,500 emigrantë janë akomoduar në qendrat tranzitore, ndërsa të tjerët janë pa strehim./ Opiniona.al E.Xh.