Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Zonja e parë e fshehtë”, e dashura e Putin lindi dy binjakë

2019/05/28 at 10:27 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Zonja e parë e fshehtë”, e dashura e Putin lindi dy binjakë

Normalisht, lindja e binjakëve është një arsye për të festuar. Madje, kur njëri prej prindërve është kreu i qeverisë dhe tjetra është një aspirante në politikë, krijohen mundësi për publikim fotografish interesante. Por me sa duket, nuk ndodh kështu në Rusinë e Vladimir Putinit, ku jeta private e udhëheqësit të vendit është e paprekshme, thonë analistët.


Në Moskë po qarkullojnë prej ditësh fjalë se 36-vjeçarja që mendohet se është e dashura e udhëheqësit rus, Alina Kabaeva, ish-fituese e medaljes së artë olimpike dhe tashmë drejtuese e një grupi mediatik, lindi këtë muaj në kryeqytetin rus dy djem binjakë.

E ashtuquajtura “zonja e parë e fshehtë”, Alina Kabaeva, tre dekada më e re se Putini, mendohet se në vitin 2008 lindi një vajzë në një klinikë private në Zvicër, të rekomanduar nga politikani italian Silvio Berlusconi.

Si atëherë, edhe tani, Kremlini ka marrë masa për të eliminuar lajmin e lindjes. Putin, i cili e ruan me rreptësi jetën e tij private, ndoshta një zakon i mbetur nga ditët kur punonte si agjent i KGB-së, ka mohuar prej kohësh se është në një marrëdhënie me Kabaeva.

Kur iu drejtua në të shkuarën një pyetje guximtare rreth kësaj marrëdhënieje dashurie, Putin u përgjigj: “Gjithnjë më është krijuar një ndjesi negative për njerëzit që fusin hundët e tyre të pista dhe fantazitë erotike në jetët e njerëzve të tjerë”.

Në vitin 2013, Putin njoftoi dhënien fund të martesës 30-vjeçare me bashkëshorten Lyudmila Shkrebneva, me të cilën ka dy vajza të rritura. Ai u shfaq në publik për të bërë njoftimin së bashku me gruan, e cila ka punuar në të shkuarën si stjuardesë në kompaninë Aeroflot dhe si mësuese e gjuhës, gjatë një intervali të një shfaqjeje të Baletit të Kremlinit. Gjatë martesës së tyre, Shkrebneva, e cila u martua sërish pas divorcit me Putin, ka ruajtur një profil të ulët publik dhe i ka mbajtur në minimum shfaqjet në publik.

Njerëzit e mediave thonë se Kremlini lëvizi me shpejtësi javën e kaluar për të ndalur lajmet për lindjen e binjakëve, një tjetër shembull ky i menaxhimit të rreptë që u bëhet gazetave kryesore dhe faqeve në internet, në veçanti nëse bëhet fjalë për mbulimin mediatik të zotit Putin. Në vitin 2016, tre redaktorë të grupit mediatik rus RBC, u shkarkuan për shkak të një artikulli rreth burimit të pasurisë së zotit Putin. Grupet që vëzhgojnë lirinë e medias e konsideruan këtë rast si rrënues për gazetarinë investigative në Rusi.

Lindja e binjakëve u njoftua fillimisht nga faqja në internet e gazetës “Moskovsky Komsomolets”, pronar i së cilës është një prej miqve oligarkë të udhëheqësit rus, Arkady Rotenberg. Por, artikulli u hoq me shpejtësi. Zyrtarët rusë nuk pranojnë të komentojnë rreth kësaj çështjeje.

Megjithatë, njoftimet vazhduan të shfaqen sporadikisht për Kadaeva, e cila është me origjinë nga Uzbekistani, shoqëruar edhe nga akuza të besnikëve të Putin se këto njoftime po inkurajohen nga armiq ukrainas të udhëheqësit rus. Faqja në internet dni.ru publikoi titullin “Alina Kabaeva lindi dy binjakë dhe u zhduk”. Faqja Dom2Life që është në pronësi të një tjetër oligarku të afërt me Putinin, Alexander Karmanov, e njoftoi fillimisht këtë zhvillim më 12 maj, që është edhe ditëlindja e zonjës Kabaeva.

Misteri rreth saj koinçidon edhe me goditjet e mëtejshme ndaj mediave në Rusi, ndërsa po shtohen ankesat për zvogëlimin e lirisë së shtypit dhe për vendosmërinë në rritje të Kremlinit për të menaxhuar mbulimin mediatik.

Pas disa dorëheqjeve, gazetarët rusë frikësohen se pakësimi i pavarësisë editoriale do të vazhdojë edhe më tej. Në muajin mars, Presidenti Putin firmosi ligje të reja kundër përhapjes së “lajmeve të rreme” dhe atyre që tregojnë “mosrespektim flagrant” të shtetit, duke parashikuar gjoba dhe burgim për autorët. Vëzhguesit paralajmërojnë se gjuha e vakët e këtyre ligjeve mund të krijojë hapësira për abuzime me qëllim mbytjen e shtypit të lirë./ Opinion.al

Etiketa: Alina Kabaeva


Ju sugjerojmë

Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve
Bota

Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve

4 Korrik, 2025 10:34 pm
Deklarata e Hamasit: Pranojmë marrëveshje për armëpushim, po të ndalet lufta në Gaza
Bota

Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve

4 Korrik, 2025 9:55 pm
Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
Aktualitet

Zjarret në vend/ 14 vatra zjarri gjatë ditës, 4 prej tyre mbeten aktive

4 Korrik, 2025 9:26 pm
Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom
InstaBIZ

Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom

4 Korrik, 2025 9:08 pm
Vendi “digjet” nga i nxehti dhe zjarret, dëborë e pazakontë në verilindje të Turqisë
Bota

Vendi “digjet” nga i nxehti dhe zjarret, dëborë e pazakontë në verilindje të Turqisë

4 Korrik, 2025 8:34 pm
Futbollisti i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi
Sport

Futbollisti i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi

4 Korrik, 2025 8:17 pm
Ndërpritet energjia elektrike në centralin bërthamor Zaporizhja,Ukraina akuza Rusisë
Bota

Ndërpritet energjia elektrike në centralin bërthamor Zaporizhja,Ukraina akuza Rusisë

4 Korrik, 2025 8:08 pm
Teksas/ Vdes 9-vjeçarja nga i nhxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë për 8 orë
Bota

Teksas/ Vdes 9-vjeçarja nga i nhxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë për 8 orë

4 Korrik, 2025 7:59 pm
VIDEO/ Momenti kur rojet amerikane hapin zjarr ndaj civilëve palestinezë
Bota

VIDEO/ Momenti kur rojet amerikane hapin zjarr ndaj civilëve palestinezë

4 Korrik, 2025 7:54 pm
Mbyllet procesi i rinumërimit për qarkun Durrës
Kryesore

Mbyllet procesi i rinumërimit për qarkun Durrës

4 Korrik, 2025 7:41 pm
Para
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët

Thirrje fetare në stadium, Nano: E shëmtuar, tifozët grup talebanësh

Raporti i Holandës: Shqipëria, zhgënjim për dënimin e zyrtarëve të lartë

Raporti i Holandës: Shqipëria, zhgënjim për dënimin e zyrtarëve të lartë

Shtyrja e zgjedhjeve lokale, Meta flet sërish. Një mesazh dhe për Ramën

Shtyrja e zgjedhjeve lokale, Meta flet sërish. Një mesazh dhe për Ramën
















TE FUNDIT

Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve

Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve
4 Korrik, 2025

Autoritetet franceze kanë nisur të përdorin taktika të reja për të ndaluar kalimet e paligjshme të emigrantëve përmes Kanalit të...

Lexo më shumë

Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve

Deklarata e Hamasit: Pranojmë marrëveshje për armëpushim, po të ndalet lufta në Gaza
4 Korrik, 2025

Hamasi ka pranuar propozimin për armëpushim dhe marrëveshjen për pengjet, megjithëse ka kërkuar disa ndryshime të vogla në formulim, raporton...

Lexo më shumë

Zjarret në vend/ 14 vatra zjarri gjatë ditës, 4 prej tyre mbeten aktive

Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
4 Korrik, 2025

Ministria e Mbrojtjes, ka dalë me një bilanc për ditën e sotme lidhur me situatën e zjarreve në vend. Sipas...

Lexo më shumë

Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom

Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom
4 Korrik, 2025

Katy Perry dhe Orlando Bloom janë ndarë, tre vite pas shpalljes së fejesës së tyre. Çifti, që ka një vajzë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com