Studentët këtë të mërkurë kanë paralajmëruar sërish protesta, pasi pretendojnë se kërkesat e tyre të para disa muajve nuk janë plotësuar.
Ndërkohë që kryeministri Edi Rama ka postuar në profilin e tij një video në lidhje me arritjet në kuadër të paktit për universitetin.
“Mirëmëngjesi dhe me këtë video informacion mbi angazhimet e mbajtura në kuadër të Paktit për Universitetin, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan shefi i qeverisë.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/373357570053311/
Studentët e Universitetit “Fan Noli” në Korçë ishin të parët që nisën protestën. Fillimisht ata u grumbulluan tek Korpusi Universitar kurse një pjesë e tyre u nisën drejt Tiranës, për të marrë pjesë në protestën e orës 12:00.
Studentët kërkojnë unifikimin e kartës së studentit në rang kombëtar. Të paguhet periudha e stazhit. Të rankohen programet e studimit. Portali i transparencës të bëhet funksional. Pesha e votës së studentëve të rritet me 25 përqind. Përfaqësuesi i studentëve në Bordin e Administrimit të zgjidhet nga studentët jo nga Ministria./ Opinion.al