Gjykata për Krimet e Rënda refuzon kërkesën për lirim nga qelia të Altin Avdylit, i arrestuar si pjesë e grupit të Avdylajve.
I njohur edhe me pseudonimin “Niçja”, ai kërkoi zbutje të masës “arrest ne burg”, duke pretenduar mungesë të provave.
Nga ana tjetër, prokurori kërkoi lënie të pandryshuar të masës me argumentin se nuk ka kushte të reja ligjore që mund të çojnë në ndryshimin e saj.
Pas përgjimeve të publikuara, doli dhe një bisede telefonike mes tij dhe kryetarit të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.
Dosja e famshme 339 po trazon politikën prej muajsh. Opozita dogji mandatet dhe është në rrugë duke akuzuar Ramën se ka ardhur në pushtet me vota të blera përmes parave të krimit./ Opinion.al