“George Soros është një armik i egër, i maskuar i vlerave evropiane”. Akuza për miliarderin është bërë nga ish-kryeministri Sali Berisha. Në një takim me të rinjtë e EDS (European Democrat Students), Berisha tha se Soros ka investuar personalisht tek Edi Rama, me dëshirën që ky i fundit të zaptojë të gjitha pushtetet.
“Shoqëria civile këtu në Shqipëri janë totalisht leva të PS, ky kryeministër që është sot, është njeri më i investuar i këtij. Soros është kryekorruptori numër një në botë, blen politikanë. Dhe duhet bërë cdë gjë që paratë e tij të mos penetrojnë kurrë në organizatat tuaja politike. Një politikanë i blerë nga Soros, zbaton porositë e tij. Ai ka një axhendë dhe kjo është lufta”
Akuzat për ndikimin e George Soros në politikën shqiptare, nga ana e ish-kryeministri Berisha ishin të drejtpërdrejta:
“Keni dëgjuar ju reformën në drejtësi në Shqipëri. Strategjinë e ka bërë fondacioni Soros, që Edi Rama të bëhet mbret, edhe sulltan edhe perandor. Si ka mundësi që të dalë fondacioni i Soros për të bërë strategjinë për drejtësinë? Keni ndryshuar ju të flitet për ndryshim kufijsh në Ballkan, të gjitha luftërat janë bërë janë vetëm për ndryshim kufijsh. Projekti i cili ka dy vitet që do të shitet kudo, ëshët projekti i Soros në Beograd”. / Opinion.al