Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hapet sërish debati për Akademinë e Shkencave, Fuga: Duan ta shkrijnë

2019/05/10 at 6:12 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Hapet sërish debati për Akademinë e Shkencave, Fuga: Duan ta shkrijnë

Debati për Akademinë e Shkencave është rikthyer sërish në vëmendjen e opinionit publik gjatë ditës së sotme. Shkak është bërë një postim i Ministres së Arsimit Besa Shahini, e cila ka thënë se nisma e deputetëve dhe e grupit të punës për reformimin e këtij institucioni do të shkojë së shpejti në Parlament.

“Do të jem edhe unë pjesë e këtij debati ku do të paraqes idenë time për të vendosur në ligj bazat e fillimit të një përafrimi të akademive shqiptare në rajon me synim integrimin në një të vetme”, ka shkruar Shahini. Pikërisht kjo frazë ka sjellë reagimin e akademikut Artan Fuga e më pas të kryedemokratit Lulzim Basha.

Në një letër publike drejtuar Presidentit, Kryeministrit dhe Kryetarit të Kuvendit, Fuga hedh dyshime se po synohet shkrirja e Akademisë së Shkencave. Akademiku shkruan se mbetet i paqartë mendimi i Besa Shahinit se çfarë nënkupton me integrimin e akademive shqiptare në një të vetme.

“Ministrja Besa Shahini shpall synimin për zhbërjen e akademisë të shkencave të Shqipërisë dhe të Kosovës dhe “integrimin” e tyre me atë të Maqedonisë dhe Malit të Zi! […] Në këtë mënyrë, në pikën kulmore të punimeve të komisionit kuvendor për reformimin e akademisë të shkencave të Shqipërisë, qytetarja Besa Shahini, në funksionin e ministres […] deklaron se punon kundër kësaj mëvetësie, pra punon në të kundërt të betimit të saj si ministre! […]Të gjitha mundësitë që mund të nënkuptojë ideja që e “lumturoka” qytetaren ministre Besa Shahini janë absurde, më së paku, por edhe të mbrapshta, dhe çojnë pikërisht në zhbërjen e akademisë të shkencave të Shqipërisë duke e çuar atë drejt shkrirjes të identitetit të vet institucional si bartëse e misionit për të cilën është krijuar”, ka shkruar ndër të tjera Artan Fuga në letrën e tij drejtuar krerëve të shtetit.

Ndërkohë nga një aktivitet, Lulzim Basha ka thënë se Partia Demokratike sapo të vijë në pushtet do të anulojë ligjet që synojnë ta shkrijnë Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.

Por si nisi konflikti për Akademinë e Shkencave?

Konflikti në Akademinë e Shkencave nisi në vjeshtën e vitit 2017, ku në postin e Kryetarit u zgjodh Gudar Beqiraj. Në atë kohë, Artan Fuga denoncoi shumë paligjshmëri të kryera në Akademinë e Shkencave, që nga shkeljet statusore, zgjedhore e deri te abuzimet financiare. Beqiraj nuk u dekretua nga presidenti Ilir Meta dhe pak ditë më pas dha dorëheqjen “për t’i hapur rrugë reformimit”.

Por nga këto konflikte, kryeministri Edi Rama vendosi t’i heqë fondet Akademisë së Shkencave, duke thënë se ishte një institucion fiktiv që nuk i shërbente kërkimit shkencor në vend. Rama urdhëroi ngritjen e një grupi pune për reformimin e këtij institucioni, gjë e cila u shoqërua nga ana e saj me debate.

Prej asaj kohe, Akademia e Shkencave drejtohet nga Sekretari i Përgjithshëm Vasil Tole, i cili tashmë është në mbarim të mandatit. Komisioni për reformim është drejtuar nga Skënder Gjinushi. Pikërisht ky projektligj pritet të shqyrtohet dhe të miratohet nga Parlamenti. Por akademiku Artan Fuga ka vijuar me kritikat e tij, duke denoncuar sërish parregullsitë financiare brenda institucionit ashtu edhe nisma si kjo e Ministres Besa Shahini, e cila të paktën aktualisht nuk nuk e bën të qartë se çfarë nënkupton me “integrim të akademive shqiptare në një të vetme”./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump kërcënon Venezuelën: Do të paguani një çmim të paimagjinueshëm

20 Shtator, 2025 11:02 pm
Panik në vendin ku do të mbahet funerali i Kirk, arrestohet një person i armatosur
Bota

Panik në vendin ku do të mbahet funerali i Kirk, arrestohet një person i armatosur

20 Shtator, 2025 10:48 pm
5 kulla të shkatërruara nga Izraeli në 72 orët e fundit në Gaza
Bota

Vijonë sulmet e Izraelit, 34 të vdekur nga sulmet në Gaza

20 Shtator, 2025 10:27 pm
Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, Gjykata e Dibrës ia kalon dosjen SPAK
Kronikë

Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, Gjykata e Dibrës ia kalon dosjen SPAK

20 Shtator, 2025 9:26 pm
Ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, i jep fund karrierës diplomatike
Aktualitet

Ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, i jep fund karrierës diplomatike

20 Shtator, 2025 8:18 pm
Bie në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij, humb jetën 60-vjeçari
Kronikë

Aksident në aksin Shkodër-Hani Hotit, humbin jetën babë e bir

20 Shtator, 2025 7:37 pm
“Kap raketa, predha, avionë dhe dronë”, Izraeli instalon sistemin e ri mbrojtës
Bota

“Kap raketa, predha, avionë dhe dronë”, Izraeli instalon sistemin e ri mbrojtës

20 Shtator, 2025 6:36 pm
SHBA/ Ndalon rekomandimi për marrjen e vaksinës së COVID çdo vit nga të rriturit
Bota

SHBA/ Ndalon rekomandimi për marrjen e vaksinës së COVID çdo vit nga të rriturit

20 Shtator, 2025 5:55 pm
Të vetmuar në restorant, si po ndryshojnë zakonet e të ushqyerit në Europë
Life Style

Të vetmuar në restorant, si po ndryshojnë zakonet e të ushqyerit në Europë

20 Shtator, 2025 4:14 pm
“Po sfidon shtetin”, Braçe nuk i ndahet parkimit ilegal: E mbyllëm dhe e hapën prapë
Politikë

“Po sfidon shtetin”, Braçe nuk i ndahet parkimit ilegal: E mbyllëm dhe e hapën prapë

20 Shtator, 2025 3:01 pm
Para
Kina akuza për korrupsion ndaj ish-presidentit të Interpol-it

Kina akuza për korrupsion ndaj ish-presidentit të Interpol-it

hajdari

Rudina Hajdari ka një mesazh për protestuesit

Fshati Dardhë tre ditë pa ujë

Fshati Dardhë tre ditë pa ujë

TE FUNDIT

Trump kërcënon Venezuelën: Do të paguani një çmim të paimagjinueshëm

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
20 Shtator, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e paralajmëroi Venezuelën të shtunën se do të paguajë një çmim të pallogaritshëm nëse nuk...

Lexo më shumë

Panik në vendin ku do të mbahet funerali i Kirk, arrestohet një person i armatosur

Panik në vendin ku do të mbahet funerali i Kirk, arrestohet një person i armatosur
20 Shtator, 2025

Shërbimi Sekret është vënë në gatishmëri të lartë pasi arrestoi një burrë të armatosur brenda stadiumit State Farm në Arizona,...

Lexo më shumë

Vijonë sulmet e Izraelit, 34 të vdekur nga sulmet në Gaza

5 kulla të shkatërruara nga Izraeli në 72 orët e fundit në Gaza
20 Shtator, 2025

Forcat izraelite vazhduan sulmin e tyre në qytetin e Gazës dhe më gjerë në Rrip të shtunën, duke shkatërruar tunele...

Lexo më shumë

Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, Gjykata e Dibrës ia kalon dosjen SPAK

Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, Gjykata e Dibrës ia kalon dosjen SPAK
20 Shtator, 2025

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër ka shpallur moskompetencën për hetimin e çështjes së vrasjes së 23-vjeçarit Renis Dobra dhe ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com