Ditën e shtunë datë 11 maj, do të ketë stakim të energjisë elektrike në kryeqytet.
Operatori Shpërndarjes së Energjisë Elektrike tha se do të ketë shkëputje të energjisë elektrike për shkak të remontit të parashikuar në disa kabina.
OSHEE tha se të shtunën gjatë intervalit kohor 01:00-06:00 do të punohet në 3 kabina të kryeqytetit.
Sipas njoftimit do të mbeten pa energji rruga “Kongresi i Manastirit”, rruga “Kujtim Laro” dhe rruga “Ymer Ndregjoni” pjesërisht./ Opinion.al