Tetë persona janë ndaluar gjatë operacionit të zhvilluar nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Forcave Operacionale në qytetin e Sarandës, pasi dyshohen se janë të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Mes të arrestuarve është edhe Adrian Xhibro, futbollist i ekipit të Delvinës. 30-vjeçari Xhibro, bashkë me të arrestuarit e tjerë, janë dërguar në Polici dhe pritet t’u komunikohet arresti. Më pas pritet të dalin para Gjykatës që të njihen me masën e sigurisë.
Referuar faqes zyrtare të Federatës Shqiptare të Futbollit, Adrian Xhibro, ka qenë më parë edhe pjesë e skuadrave si Butrinti, Albpetroli dhe së fundmi tek Delvina. Në mes të ndaluarve është dhe nëndrejtori i spitalit të Sarandës, Florenc Llanaj./Opinion.al