Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Media në Shqipëri, përkeqësim i vazhdueshëm në një dekadë

2019/05/03 at 6:47 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Media në Shqipëri, përkeqësim i vazhdueshëm në një dekadë

Në Shqipëri media ka pësuar një përkeqësim të vazhdueshëm në 10 vitet e fundit, duke u bazuar në raportet e organizatave prestigjoze që vlerësojnë treguesit e saj.


Studiues, analistë dhe pedagogë të gazetarisë veçojnë se raportimi dhe informacioni po kalon ditë të këqija, për shkak të ndikimit të qeverisë dhe shpeshherë dhe vetë pronarëve, të cilët priren që përmes përdorimit të medias t’i shërbejnë bizneseve të tjera. Kërcënimet që vijnë nga bota e krimit ndaj gazetarëve janë shqëtësim serioz mendojnë analistët, ndërsa veçojnë se propaganda e kryeministrit përmes televizionit me emrin e tij fabrikon lajmet dhe menjanon filtrin e gazetarit.

Treguesit e lirisë së medias në Shqipëri, duke u bazuar në raportet e Komisionit Europian, Departamentit të shtetit të Freedom House dhe Reporterët pa kufij, kanë pësuar një përkeqësim të vazhdueshëm në dekadën e fundit. Sipas Freedom House media deri në vitin 2009 ishte active,

“Kishim 3.75 pikë në vitin 2008, ku 1 është vlerësimi më i lartë dhe 7 është vlerësimi më i ulët. Ramë në vitin 2010 në 4 pikë dhe në vitin 2017 në 4.25. 5 e lart vlerësohen vende me diktaturë totalitare” – thotë Gjergj Erebara gazetar i BIRN.

Në raportin e fundit të Reporterëve pa Kufij, Shqipëria humbi 7 vende për lirinë e medias. Ai nënvizoi se pati sulme ndaj medias si nga qeveria edhe nga krimi i organizuar në një shkallë të pashëmbullt. “Politikanët e udhëhequr nga kryeministri Edi Rama i cilësuan gazetarët kazan dhe prodhues lajmesh të rreme”- thuhej në raport. Në një reagim të menjëhershëm Kryeministri tha se me këtë qeveri s’ka media të shantazhuar dhe liri të mohuar.

Por shënjestrimi i medias edhe nga krimi i organizuar për analistët është rrjedhojë e një strukture që Fatos Lubonja e përkufizon në këtë mënyrë.

“Është pjesë e ndërtesës metaforikisht të pushtetit, ku katin e parë e ka oligarkia dhe bizneset e pastra dhe të papastra në Shqipëri. Në katin e dytë janë mediat dhe në katin e tretë është politika. Dhe në bodrum krimi i organizuar. Mediat janë pjesë e kësaj strukture” – shprehet analisti Fatos Lubonja.

Një nga problemet e mprehta që ngrenë analistët dhe raportet ndërkombëtare për median lidhet me pronësinë, investimet e dyshimta, përdorimin e televizionit si mjet shantazhi duke vecuar mungesën e filtrit mes pronarit dhe gazetarit sic do të ishin bordet.

“Faktori kryesor në mënyrën se si bëhen lajmet, si prodhohet informacioni, mbeten pronarët e medias. Ata kanë axhendën e tyre. Media është për ata biznesi i dukshëm i cili përdoret si mburojë për bizneset e tjera të dukshme dhe të padukshme” – pohon Jonila Godole pedagoge në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Tiranës.

“Të jenë aq media sa ka fuqi Shqipëria, që të mbahen me konkurencë dhe cilësi dhe jo me shërbime dhe shantazhe për të marrë lejë ndërtimi, për të marë prona, për të hapur tunele” – thotë Fatos Lubonja analist.

“Viktimat në këtë mes janë gazetarët. Në momentin që ai njihet me interesat politike dhe ekonomike të pronarit, ai nuk e raporton fare lajmin dhe kalon menjëherë në autoçensurë”- thotë Elvin Luku, Drejtues i qendrës MediaLook.

Analistët vërejnë se informacioni dhe raportimi në media është zbehur. Tabloja e zymtë e medias duket se ka prekur dhe vetë qeverinë.

“Ka në media shumë gjoba, të cilat janë si ato gjobat mafioze me kode. Publikut i serviret për lajm të rëndësishëm, ndërkohë që i dërgohet mesazhi dikujt, që shiko ti do na japësh këtë ose në do vazhdojmë të të bëjmë këtë” – u shpreh Edi Rama në studion e gazetares Eni Vasili në News24.

Edhe në konferencën rajonale për median në nëntor të vitit 2017 kryeministri Edi Rama e shigjetoi median në këtë mënyrë.

“Sot në media gjëndet një pasuri e tejskajshme. Nëse flasim për rritje disproporcionale të të ardhurave të personave, kjo thuhet në media, se s’ka ku thuhet tjetër, por nuk e përjashton median”- tha Kryeministri Edi Rama.

“Përgjegjesia kryesore që kanë lejuar pastrimin e parave përmes edhe medias në Shqipëri e kanë këta politikanë” – pohon Fatos Lubonja, analist.

Analistët vërejnë me shqetësim gjuhën fyese të kryeministrit Edi Rama ndaj gazetarëve si dhe e cilësojnë gjithnjë e më shumë autoritar dhe arrogant. Zëri i Amerikës i kërkoi një intervistë shefit te qeverisë, lidhur me problematikën e medias në Shqipëri, por nuk mori përgjigje pozitive.

“Ky kryeministër nuk dialogon fare me idetë që hedhin gazetarët, apo me faktet, por thjesht shantazhon dhe etiketon. Është simptoma e një regjimi që po bëhet gjithnjë e më autoritar” – pohon analisti Fatos Lubonja.

Edi Rama gjatë një fjalimi në forumet e partisë socialiste i përgjigjet me pyetje kritikave se po qeveris me arrogancë.

“Pse thonë njerëzit që ne qeverisim me arrogance? Cila pjesë e qeverisjes sonë konsiderohet arrogante? Sepse është e drejtë? Dhe sepse ne bëjmë reforma që janë të dhimbshme? – shprehet kryeministri Edi Rama.

Një prej kritikave të analistëve lidhet me propagandën e qeverisë përmes kanalit televiziv të kryministrit ERTV dhe ndikimin e fortë të zyrave të shtypit në media.

“Produksioni i lajmeve është një bashkëpunim mes zyrave të shtypit të partive, mes politikës editoriale që vjen nga pronari i medias dhe shumë pak ndërhyrje ka aty gazetari” – pohon Jonila Godole pedagoge në Departamentin e Gazetarisë në Fakultetin e Histori-Filologjisë të Universitetit e Tiranës.

“Kjo është e paparë. Unë nuk di ndonjë vend tjetër të botës që kryeministri të ketë televizion me emrin e tij”- shprehet analisti Fatos Lubonja.

“Nëse di të bëjë mirë kjo qeveri në gjykimin tim është pikërisht çështja e propagandës. E përqendron të gjithë aktivitetin e tij politik në këtë television që quhet ERTV dhe televizionet e tjera marrin dhe transmetojnë drejtpërdrejt këtë përmbajtje e cila është e parapërgatitur e krijuar me regji duke eliminuar filtrin e gazetarit”- shprehet Elvin Luku Drejtues i Qendrës MediaLook.

Sipas një studimi të Departamentit të gazetarisë në Faklutetin e Filologjisë në Universitetin e Tiranës, për tregun e punës në media vihet re një dekurajim i studentëve të kësaj dege.

“Sepse studenti, gazetari i ri thotë unë nuk realizoj në treg as ato kompetenca që marr deri në vitin e tretë, ç’më duhet mua që të vazhdoj dhe dy vjet të tjera, në momentin kur këto njohuri nuk i aplikoj dot”- tha Artan Fuga, Pedagog në Departamentin e gazetarisë në Faklutetin e Histori -Filologjisë të Universitetit të Tiranës, përballë studentëve.

Edhe vetë studentët e shohin të pamundur, që nesër si gazetarë të bëjnë atë që kanë mësuar në shkollë, jashtë ndikimit të politikës dhe interesave të pronarëve.

A ka gjasa që situata në media të ndryshojë, që informacioni dhe raportimi i vërtëtë të zënë vendin që i takon përballë sulmeve të krimit të organizuar dhe të qeverisë si dhe interesave të pronarëve që në mjaft raste shkojnë në drejtim të kundërt me parimet e gazetarisë.

Jonila Godole e quan situatën të pashpresë. Fatos Lubonja e cilëson dramatike, ndërsa Gjergj Erebara mendon se ka mjaft gazetarë që janë duke rezistuar dhe luftuar çdo ditë për të bërë më të mirën në kushtet që janë. Z. Erebara thotë: “Ne gazetarët nuk i kemi humbur”./ Burimi: VOA



Ju sugjerojmë

Sot seanca e parë e legjislaturës së XI të Kuvendit, betohen 140 deputetët
Kryesore

Sot seanca e parë e legjislaturës së XI të Kuvendit, betohen 140 deputetët

12 Shtator, 2025 7:45 am
Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
Kryesore

Horoskopi, 12 shtator 2025

12 Shtator, 2025 7:40 am
Haxhiu: Balluku është personi më i fuqishëm politikisht në Shqipëri
-U tha në Opinion

Haxhiu: Balluku është personi më i fuqishëm politikisht në Shqipëri

11 Shtator, 2025 11:00 pm
Zgjedhjet për Tiranën,Haxhiu:Betejë serioze do të ishte mes Manastirliut dhe Tabakut
-U tha në Opinion

Zgjedhjet për Tiranën,Haxhiu:Betejë serioze do të ishte mes Manastirliut dhe Tabakut

11 Shtator, 2025 10:53 pm
Festivali i Futbollit për fëmijë/Ceferin: Futbolli bashkon njerëzit
Sport

Festivali i Futbollit për fëmijë/Ceferin: Futbolli bashkon njerëzit

11 Shtator, 2025 10:21 pm
Green Coast Hotel-MGallery Collection fiton “Architectural Highlight of the Year”
Aktualitet

Green Coast Hotel-MGallery Collection fiton “Architectural Highlight of the Year”

11 Shtator, 2025 10:12 pm
Haxhiu: Veliaj të pranojë shkarkimin ose të nis betejën me Ramën
-U tha në Opinion

Haxhiu: Veliaj të pranojë shkarkimin ose të nis betejën me Ramën

11 Shtator, 2025 10:09 pm
Gjuha e trupit “tradhton” ministrat, ekspertja analizon veprimet e tyre
-U tha në Opinion

Gjuha e trupit “tradhton” ministrat, ekspertja analizon veprimet e tyre

11 Shtator, 2025 10:02 pm
“Veliaj ka mbaruar”, Haxhiu tregon kriteret e Ramës për qeverinë e re
-U tha në Opinion

“Veliaj ka mbaruar”, Haxhiu tregon kriteret e Ramës për qeverinë e re

11 Shtator, 2025 9:56 pm
Vrasja e udhëheqësit të Hamasit në Gazë, Netanyahu: Detyra jonë nuk ka përfunduar ende
Bota

Netanyahu nga Jeruzalemi: Kjo tokë është e jona, nuk do ketë një shtet palestinez

11 Shtator, 2025 8:48 pm
Para
Mbytet varka me refugjatë në Greqi, pesë fëmijë humbin jetën

Mbytet varka me refugjatë në Greqi, pesë fëmijë humbin jetën

Kadri Veseli në Hagë? Reagon Kryetari i Kuvendit të Kosovës

Kadri Veseli në Hagë? Reagon Kryetari i Kuvendit të Kosovës

Foto/ Nuk është iluzion optik, ky njeri ka vërtetë 28 gishtërinj

Foto/ Nuk është iluzion optik, ky njeri ka vërtetë 28 gishtërinj
















TE FUNDIT

Sot seanca e parë e legjislaturës së XI të Kuvendit, betohen 140 deputetët

Sot seanca e parë e legjislaturës së XI të Kuvendit, betohen 140 deputetët
12 Shtator, 2025

Sot, në orën 10:00 do të nisë seanca e parë e legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Shqipërisë, e dalë...

Lexo më shumë

Horoskopi, 12 shtator 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
12 Shtator, 2025

DASHI Orët e ardhshme do të sjellin disa takime veçanërisht interesante dhe lidhje të reja. Së shpejti do t’ju duhet...

Lexo më shumë

Haxhiu: Balluku është personi më i fuqishëm politikisht në Shqipëri

Haxhiu: Balluku është personi më i fuqishëm politikisht në Shqipëri
11 Shtator, 2025

Teksa komentoi kabinetin “Rama 4”, analisti Baton Haxhiu tha në emisionin Opinion se Belinda Balluku tashmë është fuqizuar brenda qeverisë....

Lexo më shumë

Zgjedhjet për Tiranën,Haxhiu:Betejë serioze do të ishte mes Manastirliut dhe Tabakut

Zgjedhjet për Tiranën,Haxhiu:Betejë serioze do të ishte mes Manastirliut dhe Tabakut
11 Shtator, 2025

Në emisionin “Opinion” analisti Baton Haxhiu tha se zgjedhja e Manastirliut nga kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar PS-në në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com