Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Samiti i Berlinit, fituesi dhe humbësit e mëdhenj. Ndjesa publike e DW

2019/04/30 at 5:30 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Të flasim sinqerisht dhe…” Porosia e Merkel për liderët e Ballkanit

E gjithë vëmendja të hënën ishte në Berlin. Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emanuel Macron pritën në një samit liderët e Ballkanit perëndimor. Por si përfundoi ky samit?

Për Shqipërinë- Të paktën jo zyrtarisht, por sipas burimeve të DW, Angela Merkel i ka thënë kryeministrit Edi Rama se afati kohor që nga publikimi i raportit të progresit të BE-së, më 29 maj deri në samitin e BE-së në qershor nuk mjafton për të marrë një vendim për çeljen e negociatave. Kështu që çelja e negociatave shtyhet për në shtator. Po ashtu një tjetër fshikullim erdhi për Shqipërinë në lidhje me vizat. Presidenti Macron e ka argumentuar mosmiratimin e heqjes së regjimit të vizave për shtetasit e Kosovës me përvojën e keqe të Francës pas liberalizimit të vizave me Shqipërinë dhe Gjeorgjinë, ku u shtua si numri i emigrantëve të parregullt ashtu edhe i kriminalitetit nga këto vende. Nisur nga fushata elektorale aktuale për zgjedhjet e parlamentit evropian, Macron kishte argumentuar se nëse ai do të hiqte vizat edhe për Kosovën, kjo do të ishte në favor të partisë djathtiste të Frontit Nacional.

Për Kosovën- Duket se debatet më të forta kanë qenë mbi diskutimet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë për ndryshim kufijsh. Gjermania dhe Franca janë kundër kësaj ideje, e cila ka dhe një “shkelje syri” nga SHBA. Më i pakënquri i samitit doli Hashim Thaçi. Deklaratat e tij tregonin hapur zhgënjimin, ndërsa dy liderët më të fuqishëm të BE-së u rreshtuan në krah të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. “Grindja mes Prishtinës dhe Beogradit ishte ndoshta arsyeja më urgjente për thirrjen e samitit, por edhe detyra më e vështirë e tij: Duhej të fshihej përfundimisht nga tryeza e bisedimeve ideja e korrigjimit të kufijve në kompensimin mes Kosovës dhe Serbisë, një “deal” që presidentët e të dyja vendeve me mbështetjen amerikane prej muajsh e kishin sjellë në skenë”, mendon Adelheid Feilcke, drejtoreshë e Departamentit të Europës në Deutsche Welle.

Për Serbinë- Samiti nuk solli asgjë të re. Presidenti i Serbisë, Alexandar Vucic do të deklaronte pas samitit: “Fjala e fundit e këtij samiti ishte që të vazhdojnë bisedimet në një format të ngushtë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, Gjermanisë dhe Francës, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për të vazhduar dialogun”. Në dokumentin e publikuar pas samitit, kërkohet vazhdimi i dialogut për normalizim por nuk përmenden as tarifat doganore ndaj Serbisë, e as propozimi për ndryshim kufijsh.

Për Maqedoninë- Fituesi më i madh ishte kryeministri Zoran Zaev. Marëveshja e Prespës ishte modeli që përmendën Merkel dhe Macron për zgjidhjen e problemeve. Megjithatë dhe ky i fundit pati kërcënimet e tij. Zaev, sipas burimeve nga samiti, ka kërcënuar se do të jepte dorëheqjen nëse BE nuk jepte dritën jeshile për çeljen e negociatave. Dhe në fakt përpara këtij Samiti “fjalët më të mira” janë thënë për Maqedoninë.

Ndjesa publike e DW- Korrigjim i një gabimi teknik!

Të nderuar miq të Deutsche Welles! Me reagimet tuaja dje Ju kishit të drejtë ! Sepse një njoftim i zyrës së shtypit të kryeministrit, Edi Rama është publikuar dje gabimisht në faqen tonë të Facebookut. Që gabimi është thjesht teknik dhe pas tij nuk fshihen qëndrime të njëanshme politike, këtë e tregon postimi një për një, njoftimi u keqkuptua si njoftim i korrespondentit tonë. Ne asnjëherë nuk do të përdornim publikimet e zyrave të shtypit të politikës si informacione tonat. Ju kërkojmë ndjesë për këtë keqkuptim!

Ky reagim erdhi pasi në një postim në faqen zyrtare të Facebook, DW do të ndryshonte qëndrim./ Opinion.al

Etiketa: samiti i berlinit

Ju sugjerojmë

Sllovakia miraton ligjin që njeh vetëm dy gjini dhe kufizon adoptimin
Bota

Sllovakia miraton ligjin që njeh vetëm dy gjini dhe kufizon adoptimin

26 Shtator, 2025 10:46 pm
“Forbes Global Properties” në Shqipëri, Rama: Jemi kthyer në destinacion tërheqës
Aktualitet

“Forbes Global Properties” në Shqipëri, Rama: Jemi kthyer në destinacion tërheqës

26 Shtator, 2025 10:22 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Pas Trump edhe emri i Elon Musk në dosjet që lidhen me Jeffrey Epsteinin

26 Shtator, 2025 10:00 pm
Presidenti i Iranit: Trump mund t’i vërë flakën Lindjes së Mesme
Bota

Presidenti i Iranit: Trump mund t’i vërë flakën Lindjes së Mesme

26 Shtator, 2025 9:11 pm
Krerët e shteteve largohen në shenjë revolte, Netanyahu i flet sallës bosh në OKB
Bota

Krerët e shteteve largohen në shenjë revolte, Netanyahu i flet sallës bosh në OKB

26 Shtator, 2025 7:24 pm
Begaj takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, zbardhen temat e diskutimit
Aktualitet

Begaj takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, zbardhen temat e diskutimit

26 Shtator, 2025 7:18 pm
‘Jam i zhgënjyer’/ Trump i jep Putinit vetëm 10 deri 12 ditë për armëpushim
Bota

Trump: Mendoj se kemi një marrëveshje për Gazën

26 Shtator, 2025 5:42 pm
Armatimi/ Gjermania njofton 35 miliardë euro investime deri në vitin 2030
Bota

Armatimi/ Gjermania njofton 35 miliardë euro investime deri në vitin 2030

26 Shtator, 2025 5:28 pm
Spiropali flet për Diellën në OKB: Mund të shfrytëzohet në mënyrë të përgjegjshme
Politikë

Spiropali flet për Diellën në OKB: Mund të shfrytëzohet në mënyrë të përgjegjshme

26 Shtator, 2025 4:26 pm
Aksident në Kosovë, humb jetën vëllai i Gjestit
Rajoni

Aksident në Kosovë, humb jetën vëllai i Gjestit

26 Shtator, 2025 4:24 pm
Para
Samiti i Berlinit, zëdhënësi i qeverisë gjermane tregon detaje

Samiti i Berlinit, zëdhënësi i qeverisë gjermane tregon detaje

Java e 32-të, FSHF merr vendimin e papritur

Java e 32-të, FSHF merr vendimin e papritur

Emrat-Foto/ Shqiptarët që futën në Gjermani 1.8 tonë kokainë

Emrat-Foto/ Shqiptarët që futën në Gjermani 1.8 tonë kokainë

TE FUNDIT

Sllovakia miraton ligjin që njeh vetëm dy gjini dhe kufizon adoptimin

Sllovakia miraton ligjin që njeh vetëm dy gjini dhe kufizon adoptimin
26 Shtator, 2025

Sllovakia ka ndryshuar kushtetutën e saj, duke përfshirë njohjen me ligj të vetëm dy gjinive; mashkullore dhe femërore, sipas BBC....

Lexo më shumë

“Forbes Global Properties” në Shqipëri, Rama: Jemi kthyer në destinacion tërheqës

“Forbes Global Properties” në Shqipëri, Rama: Jemi kthyer në destinacion tërheqës
26 Shtator, 2025

“Forbes Global Properties” rrjeti prestigjioz ndërkombëtar i pasurive të patundshme, hap dyert në Shqipëri përmes përfaqësuesit ekskluziv Capital Point. Kryeministri...

Lexo më shumë

Pas Trump edhe emri i Elon Musk në dosjet që lidhen me Jeffrey Epsteinin

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
26 Shtator, 2025

Emri i multimiliarderit Elon Musk shfaqet në dosjet e Jeffrey Epstein në lidhje me një vizitë të mundshme të njeriut...

Lexo më shumë

Presidenti i Iranit: Trump mund t’i vërë flakën Lindjes së Mesme

Presidenti i Iranit: Trump mund t’i vërë flakën Lindjes së Mesme
26 Shtator, 2025

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka paralajmëruar se veprimet e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump mund t’i “vënë flakën” rajonit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com