Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD dënon sulmet ndaj Agron Tufës

2019/04/30 at 10:41 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
PD dënon sulmet ndaj Agron Tufës

Partia Demokratike ka dënuar sulmet ndaj drejtuesit të Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Agron Tufa. Në një deklaratë për mediat, PD thotë se duhet avancuar me procesin e dekomunistizimit dhe akuzon kryeministrin Edi Rama se po i imponon Parlamentit shkrirjen e këtij Instituti të pavarur që punon për zbardhjen e krimeve gjatë periudhës së diktaturës.

“Partia Demokratike denoncon veprimet e Edi Ramës me sulmet ndaj Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, ndaj Bordit të Institutit, si dhe ndaj drejtorit ekzekutiv Agron Tufa për shkakun e vetëm, se ky institucion i pavarur po punon për të zbuluar të vërtetën e krimeve të komunizmit. Në këto 6 vite të drejtimit të Shqipërisë nga Edi Rama, enverizmi ka forcuar pozitat e tij në vend. Këngë, filma, dokumentarë, simbole e xheste publike që glorifikojnë diktatorin komunist Enver Hoxha dhe regjimin e tij çnjerëzor, janë kthyer në normalitet gjatë qeverisjes së Ramës. Sulmi ndaj këtij Instituti është i frymëzuar nga ish-oficerët dhe bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit, të cilët kanë marrë drejtimin e Policisë, të Shërbimit Informativ dhe të organeve të reja të drejtesisë”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e Partisë Demokratike.

Prej disa ditësh, eksponentë të mazhorancës kanë sulmuar Institutin për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit si edhe shkrimtarin Agron Tufa, që e drejton.

Fillimisht ka qenë deputeti Spartak Braho që ka kërkuar shkarkimin e Tufës, me pretendimin se po rehabiliton kolaboracionistët dhe po shtrembëron historinë. Pas kësaj, disa figura publike u angazhuan në media kundër Agron Tufës, gjë që solli edhe padinë në gjykatë të këtij të fundit.

Agron Tufa ka thënë se ka marrë kërcënime vazhdimisht nga ish-eksponentë të Sigurimit të Shtetit dhe të nomenklaturës komuniste./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Sulmi në Gaza, ushtria izraelite justifikon vrasjen e fëmijëve: Ishte gabim teknik!
Bota

Sulmi në Gaza, ushtria izraelite justifikon vrasjen e fëmijëve: Ishte gabim teknik!

13 Korrik, 2025 10:51 pm
Parajsa e fshehur në brigjet e Bunës
Aktualitet

Parajsa e fshehur në brigjet e Bunës

13 Korrik, 2025 10:18 pm
Trump konfirmon vizitën e Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë për marrëveshjen e mineraleve
Bota

Trump shqyrton autorizimin e fondeve të reja për Ukrainën

13 Korrik, 2025 10:06 pm
Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak
Bota

Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak

13 Korrik, 2025 9:46 pm
Rrëzohet aeroplani në Britani, tymi i zi ‘pushton’ vendin
Bota

Rrëzohet aeroplani në Britani, tymi i zi ‘pushton’ vendin

13 Korrik, 2025 9:22 pm
Grenell akuzon Osmanin për “manipulim të fjalëve” të Trumpit
Kryesore

Grenell akuzon Osmanin për “manipulim të fjalëve” të Trumpit

13 Korrik, 2025 8:50 pm
Zjarr në fshatin Drenovë të Mallakastrës, flakët përfshijnë sipërfaqe me ullishte
Aktualitet

Zjarr në fshatin Drenovë të Mallakastrës, flakët përfshijnë sipërfaqe me ullishte

13 Korrik, 2025 8:35 pm
Kriza në Kuvend dhe të drejtat e serbëve, ja çfarë diskutoi Hanrahan me politikanët
Rajoni

Kriza në Kuvend dhe të drejtat e serbëve, ja çfarë diskutoi Hanrahan me politikanët

13 Korrik, 2025 8:22 pm
IKMT prish mbi 70 ndërtime pa leje në Theth
Aktualitet

IKMT prish mbi 70 ndërtime pa leje në Theth

13 Korrik, 2025 8:03 pm
Kavajë/ Përplasen dy Jet Ski në det, plagoset njëri prej drejtuesve
Aktualitet

Kavajë/ Përplasen dy Jet Ski në det, plagoset njëri prej drejtuesve

13 Korrik, 2025 7:49 pm
Para
Ngacmime seksuale në punë, miliarderi i Coca-Colës gjobë 11milionë dollarë

Ngacmime seksuale në punë, miliarderi i Coca-Colës gjobë 11milionë dollarë

Fotolajm/ Shqiptarët në ushtrinë e Perandorisë Osmane

Fotolajm/ Shqiptarët në ushtrinë e Perandorisë Osmane

Atak në zemër moderatorit të njohur

Atak në zemër moderatorit të njohur

TE FUNDIT

Sulmi në Gaza, ushtria izraelite justifikon vrasjen e fëmijëve: Ishte gabim teknik!

Sulmi në Gaza, ushtria izraelite justifikon vrasjen e fëmijëve: Ishte gabim teknik!
13 Korrik, 2025

Dhjetë persona, përfshirë gjashtë fëmijë, u vranë në një sulm ajror izraelit, ndërsa prisnin të mbushnin fuçitë e ujit në...

Lexo më shumë

Parajsa e fshehur në brigjet e Bunës

Parajsa e fshehur në brigjet e Bunës
13 Korrik, 2025

Në brigjet e lumit Buna, në zonën e Dajçit në Shkodër ndodhet një plazh i vogël që po kthehet në...

Lexo më shumë

Trump shqyrton autorizimin e fondeve të reja për Ukrainën

Trump konfirmon vizitën e Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë për marrëveshjen e mineraleve
13 Korrik, 2025

Burime të shumta i kanë thënë CBS News se presidenti amerikan, Donald Trump po shqyrton autorizimin e fondeve të reja...

Lexo më shumë

Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak

Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak
13 Korrik, 2025

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, deklaroi se Evropa nuk ndodhet më përballë një “kërcënimi për luftë”, por është në mes...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com