Ministria e Brendshme ka rikujtuar të gjithë qytetarët se duhet të bëjnë regjistrimin e vendbanimit real ku jetojnë. Në një postim në Facebook, Ministria e Brendshme thotë se afati për ta bërë këtë gjë është deri më 10 maj 2019, ndërsa më pas do të aplikohet gjoba.
Për të regjistruar vendbanimin e saktë, qytetarët duhet të dorëzojnë pranë zyrave të Gjendjes Civile dokumentin e pronësisë ose kontratën e qiramarrjes, të përdorimit apo banimit (fotokopje e noterizuar), si edhe fotokopje të kartës së identitetit për çdo person mbi 16 vjeç./Opinion.al