Shtyhet për në datën 7 maj seanca ndaj autorit të masakrës në Selenicë të Vlorës. Ritvan Zyka doli këtë të martë përpara togave të zeza, ndërsa është braktisur nga avokati mbrojtës.
Në gusht të vitit të kaluar ai vrau me armë zjarri 8 persona në Selenicë të Vlorës. Kujtojmë se mes viktimave ishin dhe dy të mitur, ndërsa viktimat ishin të afërm të autorit.
Ai vrau vëllain e gjyshit, bashkëshorten e tij, dy djemtë e çiftit dhe nipin e mbesën 14 dhe 6 vjeçe.
Sherri, siç mësohet nga hetuesit, nisi pas festës së fshatit. Autori ka debatuar me njërën nga viktimat për një gardh, prej së cilës është ofenduar, e në gjakftohtësi e sipër ka shkuar të marrë armën me të cilën kreu aktin makabër./Opinion.al