Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka thënë se brenda javës së ardhshme do të caktohet trajneri i ri i kombëtares. Nga një aktivitet në Shkodër, Duka ka thënë se gjithçka do të jetë gati për ndeshjen e radhës së eliminatoreve Euro 2020.
“Stafi teknik do të jetë gati për ndeshjen e radhës. Kam thënë që në prill do të emërohet trajneri i ri. Besoj se brenda javës tjetër do ta kemi emrin e trajnerit të ri së bashku me stafin teknik”, ka thënë Duka.
Mediat italiane kanë folur për një marrëveshje mes FSHF-së dhe trajnerit italian Edi Reja, por gjithçka mbetet për t’u konfirmuar.
Edi Reja ishte i pranishëm për të parë kombëtaren shqiptare në ndeshjen e zhvilluar në Shkodër kundër Turqisë.
Ishte pikërisht ajo ndeshja e fundit e Panuccit dhe e takimi i parë mes presidentit Duka dhe Edi Rejas, duke filluar që aty një bisede që i ka çuar drejt një marrëveshjeje paraprake./Opinion.al