Policia Shqiptare e konfirmon zyrtarisht se i vrari dje gjatë grabitjes në Rinas është Admir Murataj. Autoritetet kërkuan ndihmë nga Policia e Greqisë në lidhje me ADN-në dhe shenjat e gishtërinjve. Admir Murataj ka qenë i burgosur në burgun e Trikallës, prej nga u arratis në vitin 2013.
Admir Murataj akuzohet për një grabitje banke në Larisa si edhe dy grabitje në rrugën e Rinasit, e para më 3 dhjetor 2015 dhe e dyta më 9 shkurt 2017./Opinion.al