Emërimet e drejtuesve të rinj në dy institucioneve më të rëndësishme financiare në vend, duke se do të sjellin reformim në të gjithë administratën.
Arlind Gjokutaj në krye të Doganave si edhe Enton Duro në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, kanë zhvilluar ditën e sotme një takim me kryeministrin Edi Rama.
Mësohet se, porosia e kryeministri për drejtuesit rajonale të tatimeve e doganeve, ka qenë që këto institucione të plotësojnë objektivat e tyre brenda këtij muaji, ose në të kundërt do të shkarkohen.
Po ashtu, në mbledhje mësohet se është shkarkuar drejtori i Hetimor tatimor si edhe disa drejtuesit rajonalë, ndërsa janë dorëhequr nëndrejtorët rajonalë në tatime e dogana.
Në takimin e sotëm Rama shoqërohej nga zv/kryeministri Erion Braçe si edhe ministrja e Financave, Anila Denaj./ Opinion. al E.Xh.