Është një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar dhe duket se fansat e saj janë të çdo moshe. Këngëtarja Aurela Gaçe ka marrë një surprizë shumë të bukur nga disa fanse të vogla të saj.
Ajo ka qenë në studion e kantautorit Stine, kur ka marrë një tufë me lule dhe disa pusulla të ëmbla nga vogëlushet. Ato kanë pritur deri në çastin kur Stine ka dalë nga studio për t’i dhënë dhuratat e tyre për Aurelën.
“Zemrat e vogla, ma zbukuruan ditën,”-ka shkruar Aurela teksa gjithashtu ka publikuar mesazhet plot dashuri dhe dashamirësi nga fanset e saj 10-vjeçare./Opinion.al/