Pasi trailer-i i sezonit të 16-të të “KUWTK” u publikua, drama e Khloe Kardashian, Tristan Thompson, dhe Jordyn Woods u rikthye përsëri në qendër të vëmendjes, pasi duket se tradhëtia më e diskutuar e vitit do të transmetohet e plotë.
Edhe pse basketbollisti ka vijuar përpara me jetën e tij, indiferent ndaj atyre që shkruheshin në mediat rozë, madje duke dalë hapur me vajza të tjera dhe duke u përqëndruar tek karriera e tij, fansat e Khloe Kardashian nuk kanë ndërmend ta lënë të qetë.
Mbrëmjen e kaluar, Tristan ishte duke luajtur një ndeshje tejet të rëndësishme në Los Angeles dhe disa fansa të skuadrës kundërshtare, ulërisnin gjithë kohës: “Khloe, Khloe!”
“TMZ” ka raportuar se kaq ka mjaftuar që Tristan të shpërqendrohet dhe të çoroditet gjatë gjithë lojës. Për rrjedhojë performanca e tij ka qenë aspak e mirë, pasi fansat e ish partneres ia bënë lojën një “makth” të vërtetë. Burime pranë tij kanë thënë që ai është lodhur duke dëgjuar emrin e saj, dhe e vetmja gjë që do është qetësia.
Duket se pavarsisht dëshirës së tij për t’u larguar nga ndikimi i Kardashianëve, edhe për një periudhë të mirë kohore, Tristan do vijojë t’i vuajë pasojat e veprimeve të tij./Opinion.al