Trembëdhjetë lëkundje tërmetesh janë regjistruar të dielën në Shqipëri. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit lëkundja e parë është regjistruar rreth orës 07:51 dhe ka qenë me magnitudë 3.2 ballë.
Tërmetet kanë pasur si epiqendër Adriatikun, ndërsa më i forti ka qenë më magnitudë 3.8 ballë.
Shqipëria, që pas tërmetit me magnitudë 5.1 ballë të korrikut të vitit 2018, është lëkundur disa herë të tjera.
Verën e vitit të kaluar lëkundjet shkaktuan panik mes qytetarëve. Ishin të shumtë ata që zgjodhën të braktisnin shtëpitë apo zyrat për të qëndruar jashtë në mjedise të hapura./Opinion.al