Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vokshi: Kompanitë pranë Gjicit dhe Ndreut kanë përfituar 34 milionë euro

2019/03/26 at 3:47 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vokshi: Kompanitë pranë Gjicit dhe Ndreut kanë përfituar 34 milionë euro

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, në një dalje për mediat ka hedhur akuza ndaj qeverisë Rama.

Vokshi është shprehur se kompanitë e lidhura me Safet Gjicin dhe Pjerin Ndreun kanë përfituar 34 milionë euro.

Sipas Vokshit, kryeministri Edi Rama në total ka dhënë për shërbimet e sigurisë 101 milionë euro të cilat më pas janë ndarë në mënyrë të jashtëligjshme.

Ish-deputetja demokrate, thekson se paratë të cilat janë përfituar nga Gjici dhe Ndreu do të përdoren për të blerë votat në zgjedhjet e qershorit.

“Siguria fizike e mjekëve nuk është çështje e Kodit Penal, siç gënjeu sot pafytyrësisht Edi Rama. As siguria e gjyqtarëve në fusha futbolli nuk është çështje e Kodit Penal. Është vetëm çështje e vjedhjes dhe pasurimit të njerëzve të Edi Ramës dhe kupolës së Policisë së Shtetit.

Në vitet e drejtimit të vendit nga Edi Rama, qeveria ka shpenzuar nga paratë e taksapaguesve shqiptarë rreth 101 milionë euro për të paguar shërbimin e sigurisë për institucionet, të cilin Edi Rama e quajti sot një dështim.

Në vend që të mbajë përgjegjësi për mungesën e sigurisë në spitale dhe në institucione të tjera  Edi Rama qan me lotë krokodili dhe bën me faj Kodin Penal.

Shqiptarët duhet të mësojnë arsyen e vërtetë përse nuk funksionon shërbimi i sigurisë. Qëllimi i blerjes së këtij shërbimi nga qeveria nuk është siguria në spitale apo mbrojtja nga dhuna e mjekëve dhe infermierëve, por pasurimi i njerëzve të oborrit të Edi Ramës.

Që nga viti 2014 dhe deri tani, qeveria e Edi Ramës ka tenderuar 101 milionë euro. 1/3-ën e kësaj shume, rreth 34 milionë i ka marë Safet Gjici dhe Pjerin Ndreu.

SAFET GJICI, nëpërmjet dy shoqërive të lidhura me të, Toni Security dhe Eurogjici Security ka përfituar 24,8 milion euro.

PJERIN NDREU, nëpërmjet kompanisë së lidhur me të, Ndreu Security Service, ka përfituar  9,1 milion euro.

Nëse këta nuk kanë ofruar shërbimin siç duhet dhe siguria nuk është garantuar në institucione, siç deklaroi Edi Rama sot, faji nuk është i Kodit Penal. Edi Rama ka patur detyrimin t’u kërkonte llogari dhe t’u merrte lekët mbrapsht, jo t’i bëntë deputetë, prefektë apo t’i promovojë si kandidatë për kryetarë bashkie.

Nëse shërbimi i sigurisë fizike ka dështuar, Edi Rama ka detyrimin t’u thotë shqiptarëve se ku i ka çuar 100 milionë eurot e tenderuar për këtë shërbim”,-tha Vokshi./ Opinion.al E.Xh.

Etiketa: Albana VokshiPjerin NdreunSafet Gjici

Ju sugjerojmë

FOTO/ Ky është autori që vrau në sallën e Gjykatës gjyqtarin Astrit Kalaja
Kronikë

Zbardhet dëshmia e Elvis Shkëmbit para policisë: Më kapi një mllef…

7 Tetor, 2025 12:20 pm
Programi Kombëtar i Praktikave të Punës/ Rama:Mundësi konkrete për të rinjtë
Aktualitet

Rama: Nga sot transferta në euro me vendet e BE me komisione shumë më të ulëta

7 Tetor, 2025 12:18 pm
Xhaxhai i vrasësit të gjyqtarit: Ai që më dënon nipin do të përballet me plumba
Kronikë

Xhaxhai i vrasësit të gjyqtarit: Ai që më dënon nipin do të përballet me plumba

7 Tetor, 2025 12:05 pm
Emrat e kandidatëve socialistë për 3 bashki
Kryesore

Emrat e kandidatëve socialistë për 3 bashki

7 Tetor, 2025 11:37 am
Si po i rrëzon Bjellorusia dronët rusë
Bota

Si po i rrëzon Bjellorusia dronët rusë

7 Tetor, 2025 11:26 am
PS thërret kryesinë, mbledhje organizative për zgjedhjet
Kryesore

PS thërret kryesinë, mbledhje organizative për zgjedhjet

7 Tetor, 2025 10:21 am
Vrasja e gjyqtarit, zbardhet dëshmia e rojës së sigurisë në Gjykatën e Apelit
Kronikë

Vrasja e gjyqtarit, zbardhet dëshmia e rojës së sigurisë në Gjykatën e Apelit

7 Tetor, 2025 10:13 am
Vritet në sallën e gjyqit gjyqtari i Apelit, Astrit Kalaja
Kronikë

Vrasja e gjyqtarit, policia zbardh ngjarjen: Detektorët pikasën armën, roja…

7 Tetor, 2025 9:23 am
Del kandidatura e pavarur në Vlorë për kryetar bashkie, kërkon mbështetjen opozitare
Politikë

Del kandidatura e pavarur në Vlorë për kryetar bashkie, kërkon mbështetjen opozitare

7 Tetor, 2025 8:57 am
Vrasja e gjyqtarit, arrestohet xhaxhai i autorit dhe roja i sigurisë
Kronikë

Vrasja e gjyqtarit, arrestohet xhaxhai i autorit dhe roja i sigurisë

7 Tetor, 2025 8:56 am
Para
Dr. Spyros Lazaru i bashkohet stafit të Spitalit Hygeia

Dr. Spyros Lazaru i bashkohet stafit të Spitalit Hygeia

Dy indianët mashtrues do votonin në Sauk

Dy indianët mashtrues do votonin në Sauk

Ambasadori i BE: Situatë e paqartë politike, të ketë dialog mes palëve

Soreca apel politikës: Mbroni interesin e popullit dhe integrimin në BE

TE FUNDIT

Zbardhet dëshmia e Elvis Shkëmbit para policisë: Më kapi një mllef…

FOTO/ Ky është autori që vrau në sallën e Gjykatës gjyqtarin Astrit Kalaja
7 Tetor, 2025

Elvis Shkëmbi, autori 30-vjeçar i vrasjes së gjyqtarit Astrit kalaja ka dëshmuar në polici se armën e mbante gjithmonë me...

Lexo më shumë

Rama: Nga sot transferta në euro me vendet e BE me komisione shumë më të ulëta

Programi Kombëtar i Praktikave të Punës/ Rama:Mundësi konkrete për të rinjtë
7 Tetor, 2025

Nga sot, 7 tetor, qytetarët dhe bizneset shqiptare mund të kryejnë transferta në euro me vendet e BE-së me komisione...

Lexo më shumë

Xhaxhai i vrasësit të gjyqtarit: Ai që më dënon nipin do të përballet me plumba

Xhaxhai i vrasësit të gjyqtarit: Ai që më dënon nipin do të përballet me plumba
7 Tetor, 2025

Gjovalin Shkambi, xhaxhai i autorit të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja kërcënon se të njëjtin fat do e presë edhe gjyqtarin që...

Lexo më shumë

Emrat e kandidatëve socialistë për 3 bashki

Emrat e kandidatëve socialistë për 3 bashki
7 Tetor, 2025

Ndërkohë që pasditen e sotme do të mblidhet kryesia e Partisë Socialiste lidhur me zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com