Numri dy i Partisë Socialiste, Taulant Balla nuk bëri asnjë koment kur u pyet nga gazetarët për vrasjen e avokatit 50-vjeçar në Elbasan, të premten.
Si deputeti që kryeson listën e këtij qarku, zoti Balla në përfundim të kongresit të PS-së, bëri sikur nuk e dëgjoi pyetjen e gazetares së RTSH, në lidhje me kriminalitetin që mbizotëron në këtë qytet.
Po më absurde ishte përgjigja që dha Prefekti i Elbasanit, Gledian Llatja, i cili do të jetë dhe kandidati i PS-së për këtë qytet, për zgjedhjet lokale, kur u pyet për vrasjen. Ai tha se “secili do të bëj punën e vet”.
E sa i përket kriminalitetit, që qeveria thotë se është në ulje, nuk duhet harruar as deklarata e kryeministrit Rama se “kriminelët të hanë kokat me njëri-tjetrin!”
Por atentatin mafioz në Elbasan, nuk kemi të bëjmë me një kriminel, por me një avokat që për më shumë se 10 vite është pjesë e sistemit të drejtësisë në vend./Opinion.al