NASA deklaroi se një meteor shpërtheu në atmosferën e Tokës në muajin dhjetor, dhe është shpërthimi i dytë më i madh i këtij lloji në 30 vjet, si dhe më i fuqishmi që nga episodi i Chelyabinsk-ut në Rusi gjashtë vjet më parë.
Meteori ka hyrë në atmosfere pasditen e 18 dhjetorit, me orën lokale, me një shpejtësi prej 32 km/s por deri më tani asgjë nuk ishte kuptuar nga prania e e tij sepse ka shpërthyer mbi detin e Beringut, pranë gadishullit rus të Kamcatkës. Trupi qiellor shpërtheu me një energji 10 herë më të fortë sesa ajo e lëshuar nga bomba atomike e Hiroshimës.
Ekspertët e NASA-s, pohuan se një meteor i këtyre përmasave mund të pritet vetëm dy apo tre herë çdo 100 vjet. Shpërthimi është diktuar nga satelitet ushtarake dhe vetë NASA u njoftua nga Forcat ajrore të Shteteve të Bashkuara./Opinion.al