Dy të rinj humbën jetën tragjikisht pasditen e së dielës në Pesaro të Italisë, ndërsa 5 të tjerë mbetën të plagosur. Viktimat janë shqiptari Juendi Xhani, vetëm 20-vjeç, dhe 23-vjeçari Giuseppe Troisi, të cilët kanë ndërruar jetë menjëherë.
Së bashku me ta, në makinën Audi A4 që drejtohej nga Giuseppe Troisi ndodheshin edhe dy vajza të moshës 22 dhe 19 vjeç, të cilat mbetën të plagosura rëndë. Ndërsa pasagjerët e automjetit tjetër, ku udhëtonte një 71-vjeçar, si dhe dy fëmijë binjakë të moshës 8 vjeç, fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia italiane bëri me dije se Audi me të cilin udhëtonin të rinjtë po parakalonte, teksa u përplas ballë për ballë me Hyundai Kona-n që drejtohej nga 71-vjeçari.
“Një tragjedi e madhe. Qyteti është i tronditur. Jemi pranë familjeve të djemeve që humbën jetën”, tha në një reagim pas ngjarjes së rëndë kryebashkiaku i Pesaro./Opinion.al