Asnjë nga pasagjerët nuk ka mundur të mbijetojë nga përplasja e avionit nga Etiopia. Sipas BBC avioni është përplasur disa minuta pasi është ngritur në ajër.
Në të kishte 149 pasagjerë dhe 8 anëtarë bordi të cilët duhet të mbërrinin në Nairobi të Kenias. Në këtë avion ndodheshin persona të 33 nacionaliteve të ndryshme.
Përplasja ka ndodhur në 08:44 me orën lokale, vetëm 6 minuta pasi avioni u ngrit në fluturim nga kryeqyteti i Etiopisë. Shkaqet për këtë përplasje ende nuk janë të qarta./Xh.K/opinion.al