Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

I dehur dhe me qengj në skenë, koncerti skandaloz i Jim Morrison

2019/03/01 at 10:15 AM
në -Kulturë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Jim Morrison gjatë koncertit të 1 marsit 1969.

Jim Morrison gjatë koncertit të 1 marsit 1969.

Aty ku sot ndodhet selia e Bashkisë së qytetit të Majemit, në Florida, në vitet ’50 ndodhej një shesh dedikuar koncerteve dhe eventeve të ndryshme. Ajo hapësirë mund të mirëpriste deri në gjashtë mijë njerëz, por në 1 mars të vitit 1969 priti thuajse dyfishin, me mijëra njerëz që mbetën jashtë. Gjithë ata persona ishin aty për të ndjekur atë që supozohej të ishte koncerti i grupit të njohur muzikor “The Doors”, por që në fund u “katandis” në atë që quhet “Incidenti i Majemit”.

Në vitin 1969 “The Doors” ishin të famshëm si në Amerikë, ashtu edhe përtej oqeanit. Kishin publikuar tre albume ku përfshiheshin disa prej këngëve më të njohura si “Light My Fire” dhe “People Are Strange”, ashtu sikurse kishin fituar edhe shumë çmime. Por në atë moment grupi po përjetonte një çast të vështirë, për shkak të problemeve të Jim Morrison me alkoolin. Koncerti i parashikuar për në Majemi shkoi keq që në përgatitje. Morrison nuk hipi në avionin që do ta çonte bashkë me pjesën tjetër të grupit në Majemi për të bërë provat dhe për shkak të një zënke me të fejuarën, humbi edhe avionin e dytë. Pas disa orësh në lokalin e aeroportit, mbërriti në Majemi 20 minuta më vonë se orari kur duhej të fillonte koncerti, krejtësisht i dehur.

Pak pas fillimit të koncertit, Morrison nisi të fyente spektatorët, duke i quajtur “idiotë të ndyrë”, i hoqi kapelen një polici që ndodhej pranë skenës dhe e hodhi në turmë, ndërsa gjëja më e çuditshme e asaj nate ishte kur në një moment mori në krahë një qengj të vogël, duke thënë se kafsha e gjorë ishte shumë e vogël për të bërë seks. Më pas, Morrison nisi të zhvishej në skenë duke u kërkuar të pranishmëve të bënin të njëjtën gjë. Gjithçka përfundoi me degjenerimin e situatës dhe ndërhyrjen e policisë, në një koncert që nuk zgjati as një orë.

Jim Morrison gjatë koncertit të 1 marsit 1969.
Jim Morrison gjatë koncertit të 1 marsit 1969.

Sipas dëshmive të mëvonshme, sjellja e Jim Morrison gjatë koncertit të Majemit, përveç alkoolit, u ndikua edhe nga një shfaqje eksperimentale që kishte parë një javë më përpara në Los Angeles. Spektakli jepte mesazhin politik “revolucionar” sipas të cilit ndryshimi mund të vijë vetëm përmes refuzimit të çdo rregulli konvencional.

Por kjo nuk ishte hera e parë që Morrison shkaktonte trazira në skenë. Në vitin 1967 ai u arrestua gjatë një koncerti në New Haven, në Connecticut. Në dokumentarin “When You’re Strange”, që flet edhe për shumë nga momentet e Majemit, tregohet se pak përpara fillimit të koncertit në New Haven Morrison po puthej me një vajzë në prapaskenë. Të dy u panë nga një polic, i cili duke mos njohur Morrisonin, i tha që të largoheshin. Në këtë moment, Jim Morrison e ofendoi disa herë, deri sa polici e neutralizoi me një spraj në fytyrë. Pas kësaj, Morrison hipi në skenë dhe tregoi gjithçka që ndodhi, por menjëherë u rrethua nga policët: u lirua pak orë pasi u arrestua.

Arrestimi në skenë, viti 1967.
Arrestimi në skenë, viti 1967.

Për t’u rikthyer te ngjarja e Majemit e 1 marsit 1969, Jim Morrison u akuzua se kishte hequr pantallonat duke kryer veprime të turpshme në skenë. Megjithëse kishte dëshmi kontradiktore dhe nuk kishte asnjë fotografi që të tregonte se kjo gjë ishte e vërtetë, Jim Morrison u dënua me gjashtë muaj burg dhe një gjobë prej 500 dollarësh. Por dënimi nuk u zbatua, pasi avokatët e tij e apeluan. Megjithatë, gjyqi i apelit nuk u zhvillua kurrë.

Jim Morrison pas dënimit në gjykatë.
Jim Morrison pas dënimit në gjykatë.

Më 3 korrik të vitit 1971, Jim Morrison u gjet i vdekur në vaskën e apartamentit të tij në Paris, me shumë mundësi për shkak të një overdoze me heroinë. Më 9 dhjetor 2010 iu dha pafajësia pas vdekjes, me një vendim të ish-Guvernatorit të Floridas, Charlie Crist./Përgatiti Erjon Uka, Opinion.al

Ju sugjerojmë

Emri/ Vritet me armë zjarri 34-vjeçari në Shkodër
Kronikë

Emri/ Vritet me armë zjarri 34-vjeçari në Shkodër

4 Shtator, 2025 11:18 pm
Rama zbulon objektivin kryesor të qeverisë së re
-U tha në Opinion

Rama zbulon objektivin kryesor të qeverisë së re

4 Shtator, 2025 10:39 pm
Ngërç në marrëdhëniet me SHBA? Rama: Asgjë nuk po ndodh…
-U tha në Opinion

Ngërç në marrëdhëniet me SHBA? Rama: Asgjë nuk po ndodh…

4 Shtator, 2025 10:35 pm
A e ka gati qeverinë e re? Rama:Do reflektojë vullnetin e 11 majit dhe ambicien time
-U tha në Opinion

A e ka gati qeverinë e re? Rama:Do reflektojë vullnetin e 11 majit dhe ambicien time

4 Shtator, 2025 10:33 pm
Rama: Vitin e ardhshëm plazhi i Ksamilit do të menaxhohet nga bashkia
-U tha në Opinion

Rama: Vitin e ardhshëm plazhi i Ksamilit do të menaxhohet nga bashkia

4 Shtator, 2025 10:23 pm
“Po merr kontrollin e pushtetit lokal”, Rama: Kryetarët e bashkive janë të PS dhe…
-U tha në Opinion

“Po merr kontrollin e pushtetit lokal”, Rama: Kryetarët e bashkive janë të PS dhe…

4 Shtator, 2025 10:13 pm
Veliaj në burg/ A do ketë zgjedhje të parakohshme në Tiranë? Flet kryeministri Rama
-U tha në Opinion

Veliaj në burg/ A do ketë zgjedhje të parakohshme në Tiranë? Flet kryeministri Rama

4 Shtator, 2025 10:07 pm
“Krijojmë fondin e gjelbërt”, formula e Ramës: Një karrige, një pemë
-U tha në Opinion

“Krijojmë fondin e gjelbërt”, formula e Ramës: Një karrige, një pemë

4 Shtator, 2025 10:05 pm
Shembja e objekteve pa leje, Rama: Kjo është dhe histori personale…
-U tha në Opinion

Shembja e objekteve pa leje, Rama: Kjo është dhe histori personale…

4 Shtator, 2025 10:01 pm
Ndërtimet pa leje, Rama zbulon në Opinion paketën ndëshkuese për shkelësit e ligjit
-U tha në Opinion

Ndërtimet pa leje, Rama zbulon në Opinion paketën ndëshkuese për shkelësit e ligjit

4 Shtator, 2025 9:55 pm
Para
1 milion dollarë për vendndodhjen e djalit të preferuar të Osama bin Laden

1 milion dollarë për vendndodhjen e djalit të preferuar të Osama bin Laden

U arratis nga burgu i Peqinit, policia kap 35-vjeçarin

U arratis nga burgu i Peqinit, policia kap 35-vjeçarin

Juventusi “pazar” në Madrid, Marcelo dhe Isco pranë bardhezinjve

Juventusi “pazar” në Madrid, Marcelo dhe Isco pranë bardhezinjve

TE FUNDIT

Emri/ Vritet me armë zjarri 34-vjeçari në Shkodër

Emri/ Vritet me armë zjarri 34-vjeçari në Shkodër
4 Shtator, 2025

Një 34-vjeçar është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Shkodër. Vrasja ndodhi orës 22:30, në lagjen “Vasil Shanto”,...

Lexo më shumë

Rama zbulon objektivin kryesor të qeverisë së re

Rama zbulon objektivin kryesor të qeverisë së re
4 Shtator, 2025

Premtimi kryesor i fushatës elektorale për të anëtarësuar Shqipërinë në BE në vitin 2030, është dhe objektivi kryesor i qeverisë...

Lexo më shumë

Ngërç në marrëdhëniet me SHBA? Rama: Asgjë nuk po ndodh…

Ngërç në marrëdhëniet me SHBA? Rama: Asgjë nuk po ndodh…
4 Shtator, 2025

Në emisionin “Opinion” kryeministri Edi Rama ka folur edhe për marrëdhëniet e tij me SHBA. I pyetur nëse mes tij...

Lexo më shumë

A e ka gati qeverinë e re? Rama:Do reflektojë vullnetin e 11 majit dhe ambicien time

A e ka gati qeverinë e re? Rama:Do reflektojë vullnetin e 11 majit dhe ambicien time
4 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama është treguar i rezervuar në lidhje me përbërjen e qeverisë së re e cila do të shpallet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com