Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama: Gati të ulemi në dialog, por me këto kushte

2019/02/21 at 7:16 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama: Gati të ulemi në dialog, por me këto kushte

Kryeministri Edi Rama i shtrin dorën e bashkëpunimit opozitës, ndërsa kjo e fundit ka dorëzuar mandatet.  Në një konferencë për mediat, shefi i qeverisë tha se është gati të ulet dhe të dialogojë por me disa kushte: kundër retorikës së dhunshme si dhe nuk do ketë ndryshim të qeverisë, pasi sipas tij mandati është marrë nga populli.

“Kemi qenë dhe jemi dhe do të jemi gati të ulemi dhe të dialogojmë. Një ndër gjërat që mund të diskutohet është forcimi i demokracisë, por nuk është as retorika e dhunshme, as ndryshimi i qeverisë, as ndërprerja e një mandati legjitim qeverisës. Ata e dinë se humbjen e zgjidhjeve vendore e kanë të pashmangshme”, theksoi Rama.

Kryeministri tha se qeveria do vazhdojë punën e saj dhe do të largohet vetëm kur të ketë zgjedhje, në qershorin këtij viti por dhe në zgjedhjet e vitit 2021.

“Është ditë e keqe për demokracinë, s’ka dyshim, është e dëmshme për produktivitetin kjo zgjedhje e opozitës, është një fatkeqësi e këtij vendi. Është një goditje që mund të rezultojë edhe fatale për çeljen e negociatave këtë vit. Ashtu sikurse pamjet e turpshme të të shtunës mund të kenë pasoja në ekonomi dhe turizëm. E kam shqetësim edhe që opozita sot është kthyer në shqetësim real për partnerët tanë strategjik, BE dhe SHBA”, tha Rama. Por, kreu i qeverisë shtoi se opozitën nuk e zgjedhim, thjeshtë e pranojmë pa kushte dhe përpiqemi t’i krijojmë kushtet që të kontribuojë sa më shumë.

Të gjithë deputetët e opozitës kanë rënë dakord që në bllok të heqin dorë nga mandatet e tyre parlamentare. Një pjesë e mirë e tyre këtë të enjte, ju drejtuan me fjalime të shkurtra mbështetësve të shumtë që morën pjesë në protestë. Ndaj këtij vendimi, apo dhe ngjarjeve të dhunshme gjatë protestës të së shtunës, ka patur reagime kritike nga Brukseli apo dhe Uashingtoni. Por në fjalën e tij përpara protestuesve, zoti Basha u shpreh se “mesazhi ndaj miqve tanë është se ne nuk jemi popull i dhunës, jemi popull i lirisë, i demokracisë. Jemi e ardhmja europiane e Shqipërisë. Por ne nuk do pranojmë kurrë më një kryeministër bandit, të kapur në flagrancë duke vjedhur vullnetin e popullit në bashkëpunim me bandat e krimin, duke vjedhur qindra miliona nga xhepat e shqiptarë që nuk paguajnë dot bukën e gojës”, u shpreh zoti Basha, duke shtuar se “kërkoni gjithçka që mund t’ju jap, por mos më kërkoni kurrë të pranoj për popullin tim atë që nuk do pranonit për popullin tuaj”. /G.F Opinion.al

Etiketa: edi ramaopozitaprotesta

Ju sugjerojmë

Forcat ukrainase godasin bazën ajrore ushtarake ruse në Krime
Bota

Forcat ukrainase godasin bazën ajrore ushtarake ruse në Krime

1 Shtator, 2025 5:22 pm
Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kronikë

Aksident në rrugën Fier-Vlorë, një i vdekur dhe një i plagosur rëndë

1 Shtator, 2025 4:50 pm
Marta Kos: Nëse Edi vazhdon punën e shkëlqyer, Shqipëria anëtarësohet në 2029
Kryesore

Marta Kos: Nëse Edi vazhdon punën e shkëlqyer, Shqipëria anëtarësohet në 2029

1 Shtator, 2025 3:26 pm
Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
Kryesore

PD ankimon rezultatin e zgjedhjeve në Kolegjin Zgjedhor

1 Shtator, 2025 3:16 pm
Negociatat me BE, Rama në Slloveni: Kemi bindjen që në fund do “martohemi”
Kryesore

Negociatat me BE, Rama në Slloveni: Kemi bindjen që në fund do “martohemi”

1 Shtator, 2025 3:05 pm
Berisha:Dokumenti sekret i Sorosit parashikonte përjetësimin e narkoshtetit të Ramës
Kryesore

Berisha:Dokumenti sekret i Sorosit parashikonte përjetësimin e narkoshtetit të Ramës

1 Shtator, 2025 2:14 pm
Rama në forumin e Bledit: Jemi besnikë të BE, Marta Kos e do Shqipërinë në Union
Politikë

Rama në forumin e Bledit: Jemi besnikë të BE, Marta Kos e do Shqipërinë në Union

1 Shtator, 2025 1:45 pm
Berisha mesazh ngushëllimi për Anagnostin: Dielli perëndoi për kolosin e regjisë
Aktualitet

Berisha mesazh ngushëllimi për Anagnostin: Dielli perëndoi për kolosin e regjisë

1 Shtator, 2025 12:58 pm
“U intimiduan dëshmitarët”, Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK
Aktualitet

“U intimiduan dëshmitarët”, Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK

1 Shtator, 2025 12:53 pm
Hakerat rusë “sulmojnë” avionin e Von der Leyen,avioni u detyrua të ulet në Bullgari
Bota

Hakerat rusë “sulmojnë” avionin e Von der Leyen,avioni u detyrua të ulet në Bullgari

1 Shtator, 2025 12:15 pm
Para
A do e djegë mandatin Nard Ndoka, ja si përgjigjet kreu i PDK-së

A do e djegë mandatin Nard Ndoka, ja si përgjigjet kreu i PDK-së

Deputeti demokrat nuk pranon të djegë mandatin, cilat janë arsyet që jep

Deputeti demokrat nuk pranon të djegë mandatin, cilat janë arsyet që jep

Birra shqiptare në kufijtë e mbijetesës: Si po falimenton një industri e tërë

Ja si ndikon birra në përmirësimin e marrëdhënieve seksuale

TE FUNDIT

Forcat ukrainase godasin bazën ajrore ushtarake ruse në Krime

Forcat ukrainase godasin bazën ajrore ushtarake ruse në Krime
1 Shtator, 2025

Drejtoria e inteligjencës ushtarake të Ukrainës (HUR) ka publikuar një video të një operacioni të ri special të suksesshëm nga...

Lexo më shumë

Aksident në rrugën Fier-Vlorë, një i vdekur dhe një i plagosur rëndë

Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
1 Shtator, 2025

Rreth orës 14:25 minuta, në autostradën Levan–Vlorë, në afërsi të fshatit Panaja, ka ndodhur një aksident i rëndë. Një automjet...

Lexo më shumë

Marta Kos: Nëse Edi vazhdon punën e shkëlqyer, Shqipëria anëtarësohet në 2029

Marta Kos: Nëse Edi vazhdon punën e shkëlqyer, Shqipëria anëtarësohet në 2029
1 Shtator, 2025

  Këtë të hënë është zhvilluar edicioni i 20 i Forumit Strategjik të Bledit në Slloveni, ku i pranishëm në...

Lexo më shumë

PD ankimon rezultatin e zgjedhjeve në Kolegjin Zgjedhor

Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
1 Shtator, 2025

Partia Demokratike ka ankimuar në Kolegjin Zgjedhor vendim e Komisionit Rregullator për certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com