Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Apeli rrëzon gjyqtarin e Kushtetueses, si ndikoi në lirimin e nipit

2019/02/13 at 9:26 AM
në Kryesore, ZZinstant
Kohë leximi: 2 min
A A
Apeli rrëzon gjyqtarin e Kushtetueses, si ndikoi në lirimin e nipit

Komisioni i Pavarur i Apelit ka shkarkuar mëngjesin e sotëm përfundimisht nga detyra, gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, Gani Dizdari, duke lënë kështu në fuqi vendimin e marrë më 16 korrik nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pjesë e organeve të Vettingut.


Vendimi u konfirmua pasi Dizdari nuk justifikonte pasurinë si edhe iu gjet një ndikim i paligjshëm që lidhej me dënimin e nipit të tij.

Përsa i takon pasurive të deklaruara nga vajza e Dizdarit si person i lidhur, KPK konstatoi mospërputhje të shumta, mungesë burimesh të ligjshme dhe shmangie nga deklarimi.

Sipas relatorit, vajza e subjektit ka blerë një apartament në vitin 2009, por sipërfaqja e tij dhe vlera kanë mospërputhje mes deklaratës periodike, deklaratës “veting” dhe pyetësorëve. Në vitin 2009, apartamenti është deklaruar me vlerë 94 mijë euro, ndërsa në deklaratën “Veting” për 73 mijë euro.

Gjithashtu, burimi i krijimit të kësaj pasurie nuk konsiderohet i ligjshëm. Sipas KPK-së, vajza e Dizdarit ka deklaruar se ka marrë 36 mijë euro borxh në vitin 2009 dhe 20 mijë euro borxh në vitin 2010 nga të afërmit, ndërkohë që 23 mijë euro të tjera i ka paguar ish-bashkëshorti.

Hetimi administrativ i KPK-së ka arritur në përfundimin se asnjëri prej të afërmve nuk kishte burime të ligjshme për huatë, ndërkohë që ish-bashkëshorti nuk dispononte dokumentacion për paratë që pretendonte se i kishte fituar nga emigracioni. Komisioni konstatoi gjithashtu probleme të ardhurash në blerjen e një makine me vlerë 6 mijë euro.

Diskutimi në seancë u dominua megjithatë nga konstatimi se gjyqtari Dizdari ishte i papërshtatshëm për vazhdimin e detyrës, për shkak të marrëdhënies së tij me një person të dënuar-që rezulton të jetë nipi i tij Agron Lumneshi.

Avokati i Dizdarit tentoi ta paraqiste këtë gjetje si një marrëdhënie familjare të pafshehur nga subjekti, por hetimi i vitit 2012 ndaj nipit të tij tregon se “ushtrimi i ndikimit të paligjshëm”- një vepër penale që lidhet gjerësisht me rolin e “sekserit”, bëhej për uljen e një dënimi për vrasje në Gjykatë të Lartë ku asokohe punonte Dizdari në këmbim të 10 milionë lekëve.

Ndonëse Lumneshi u dënua me vendim të formës së prerë, hetimi i prokurorisë së Fierit nuk arriti të provonte se ku kishin shkuar paratë.

Relatori i çështjes, Roland Ilia pranoi se subjekti nuk e kishte fshehur këtë “marrëdhënie të papërshtatshme”, por fakti ekzistonte dhe se kjo nuk është në pajtim me ushtrimin e detyrës së gjyqtarëve dhe prokurorëve. dl

 

Etiketa: gani dizdariGjykatesi i KushtetuesesKomisioni i Apelitvettingu


Ju sugjerojmë

Ndihmonte emigrantë të kalonin ilegalisht Shqipërinë, pranga 18 vjeçarit sirian
Kronikë

Tiranë/ Qëllohet me armë ndaj 37-vjeçarit, Policia: Po kërkojmë autorin

22 Gusht, 2025 12:54 pm
Rama në Berat, batuta me përfaqësuesit e teknologjisë: Ju mund të merrni hak…
Aktualitet

Rama kritikon një tjetër gjyqtar: Çfarë hëngri kur çliroi tokën e xanun

22 Gusht, 2025 11:00 am
Vëllai i Erion Veliajt paraqitet sërish në SPAK
Kronikë

Vëllai i Erion Veliajt paraqitet sërish në SPAK

22 Gusht, 2025 10:54 am
Situata e zjarreve në vend/MM: Gjatë orëve të fundit 37 vatra aktive
Aktualitet

Reshjet e shiut shuajnë zjarret

22 Gusht, 2025 9:00 am
U konfliktua me fqinjin dhe i vuri flakën tokës me ullinj, arrestohet 43-vjeçari
Kronikë

U konfliktua me fqinjin dhe i vuri flakën tokës me ullinj, arrestohet 43-vjeçari

22 Gusht, 2025 8:49 am
Moti i keq, rrëshqitje dherash në disa akse në Kukës
Aktualitet

Moti i keq, rrëshqitje dherash në disa akse në Kukës

22 Gusht, 2025 8:34 am
Rama poublikon pamjet nga kantieri i Muzeut Kombëtar Arkeologjik në Durrës
Aktualitet

Rama poublikon pamjet nga kantieri i Muzeut Kombëtar Arkeologjik në Durrës

22 Gusht, 2025 8:24 am
Protesta në Spanjë kundër menaxhimit të zjarreve
Bota

Protesta në Spanjë kundër menaxhimit të zjarreve

22 Gusht, 2025 8:17 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 22 gusht 2025

22 Gusht, 2025 8:12 am
Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
Kryesore

Horoskopi, 22 gusht 2025

22 Gusht, 2025 8:10 am
Para
Kim Kardashian flet për Kanye West: Futet në dhomë dhe më ulëret

Kim Kardashian flet për Kanye West: Futet në dhomë dhe më ulëret

Berisha: Braçe terrorizon administratën në Fier, spastrime në prag fushate

Berisha: Braçe terrorizon administratën në Fier, spastrime në prag fushate

Michelle Obama publikon mesazhet epike me të ëmën

Michelle Obama publikon mesazhet epike me të ëmën
















TE FUNDIT

Kryeministrja e Italisë propozon plan paqeje për Ukrainën

Italia miraton masa më të ashpra kundër migrantëve
22 Gusht, 2025

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka prezantuar një plan për garanci sigurie pas përfundimit të konfliktit në Ukrainë. Sipas raportimeve të...

Lexo më shumë

Gramsh/ Grabiten paratë në kasafortën e objektit të kultit në fshatin Grabovë

Gramsh/ Grabiten paratë në kasafortën e objektit të kultit në fshatin Grabovë
22 Gusht, 2025

Objektet e kultit në Shqipëri nuk gjejnë qetësi as nga zjarret dhe as nga njerëzit. Vendet ku adhurohet Zoti kthehen...

Lexo më shumë

VIDEO/ Shorti i Kupës së Rumanisë trukohet hapur nga zyrtarët e federatës

VIDEO/ Shorti i Kupës së Rumanisë trukohet hapur nga zyrtarët e federatës
22 Gusht, 2025

Federata Rumune e Futbollit është bërë qesharake pasi një video po bën xhiron e medieve sociale. Në të shihen zyrtarët...

Lexo më shumë

Ukraina sulmon furnizuesin rus të naftës, pasoja në Hungari

Ukraina sulmon furnizuesin rus të naftës, pasoja në Hungari
22 Gusht, 2025

Ushtria ukrainase goditi përsëri stacionin e pompimit të naftës Unecha, një pjesë kritike e tubacionit të naftës Druzhba të Rusisë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com