Në një postim në Insta Story, kantautori Flori Mumajesi publikoi disa mesazhe të shkëmbyera në WhatsApp mes tij dhe një personi tjetër, në të cilat flitej për Fifin.
“-Ahh, mbase duhet të jemi Fifi, një copë mishi me dy sy”, i shkruajnë Florit.
– Ja si del djalli brenda teje. Një copë mishi me dy sy thua për Fifin. Fifi është dashuri. Mishin dhe sytë i kanë plot, por shpirtin me dashuri jo të gjithë. Më vjen keq…”- përgjigjet Flori.
Kujtojmë se pas një videoje që u publikua në rrjete sociale ku Flori dhe Fifi shfaqeshin shumë të afërt, zërat se mes tyre ka diçka më shumë se shoqëri u shtuan ndjeshëm. Por pak javë më parë, fiks atëherë kur deklaratat publike të dashurisë mes tyre po bëheshin më të shpeshta se asnjëherë, Fifi dhe Flori befas fshinë njëri tjetrin nga Instagrami. Kjo na bëri të gjithëve të dyshonim se marrëdhënia mes tyre mund të mos ishte si më parë.
Lidhur me situatën Fifi u shpreh se ende besonte në miqësinë me këngëtarin, ndërsa shtoi se ata duheshin akoma.
“Besoj që është pak si shumë private si temë… por gjithsesi neve besoj se jemi miq me Florin dhe duhemi akoma”, tha pak javë më parë Fifi.
Edhe pse Flori na tregoi njëherë e mirë mendimin e tij për Fifin, përsëri fansat janë lëmsh, Flori dhe Fifi janë vetëm miq apo diçka më shumë?/E.M