Gemma Collins u rikthye në pistë të dielën në mbrëmje duke vallëzuar mbi akull me partnerin e saj Matt Evers.
Një personazh i njohur televiziv në Britaninë e Madhe, Collins ka qenë e përfolur së fundi edhe për problemet e saj me peshën. Në një kohë kur dukej se ky rikthim do t’i jepte asaj shkëlqimin e munguar, duket se gjërat nuk kanë shkuar siç duhet.
Daily mail, shkruan se njerëzit gjithmonë kanë thënë që Gemma duhet të lëvizte më shumë këmbët se sa gojën, duke qenë se ka një marrëdhënie të mirë me ushqimin.
Dhe ndërsa hyri në pistën e patinazhit për të vallëzuar gjatë shfaqjes së Celine Dion, në momentin e lëvizjes së fundit 37-vjeçarja u rrëzua mbi akull me fytyre dhe ka shperthyer ne lote. Partneri i saj fatkeqesisht, nuk ka arritur ta mbaje.