Ka zhvillime të reja përsa i përket çështjes “Babale ”
Prokuroria e Krimeve të Rënda ia ka kthyer dosjen Policisë për ta plotësuar për veprime të mëtejshme.
Çështja në ngarkim të shtetasit Albert Veliu i njohur me nofkën “Babale” nisi pasi publikimit të audiopërgjimit ku thuhet se Agron Xhafaj, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ishte i përfshirë në trafikun e lëndëe narkotike.
Edhe pse ka një hetime disa mujor, Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk ka mundur të mbledhë dot prova të mjaftueshme, që të ngarkojë me përgjgjësi penale personat e përfshirë në skandal.
Përfshirë këtu edhe vëllin e ish-ministrit të Brendshëm.
Në këto kushte Prokurori Përparim Kulluri ka vendosur që të pezullojë hetimet deri në plotësimin e mëtejshëm të dosjes nga policia.