Klement Balili po shoqërohet mesditën e sotme në Gjykatën e Krimeve të Rënda aty ku do të njihet me masën e sigurisë. Seanca do të mbahet me dyer të mbyllura në orën 14:00.
Mediat kanë filmuar momentin kur Klement Balili del nga dera e Drejtorisë së Policisë për të hipur në makinë, ku siç shihet po e shoqërojnë një numër i madh efektivësh.
I konsideruar si “Eskobari i Ballkanit”, ai u vetëdorëzua të martën në Polici pas mbi dy vitesh në arrati.
Ai akuzohet për “Trafikim të lëndëve narkotike në bashkëpunim, “pjesëmarrje në grupin e strukturuar kriminal”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive”, si dhe për “Pastrim parash”.