Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Del udhëzimi, ja si bëhet zhdoganimi i makinave të përdorura

2019/01/16 at 8:54 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Qytetarët masakrojnë Ramën për makinat: Po favorizon koncensionarët

Një vendim i Këshillit të Ministrave i miratuar në fund të tetorit të vitit të shkuar përcaktonte kufizimet për importin e mjeteve të përdorura me moshë mbi 10 vjet. Referuar pikërisht këtij vendimi nr. 633, datë 26.10.2018, “Për masat kundër ndotjes së ajrit nga shkarkimet e mjeteve motorike dhe reduktimin e shkarkimeve në ajër të ndotësve të gaztë dhe të lëndës së ngurtë pezull nga motorët me ndezje pozitive dhe ata me ndezje me kompresion që djegin gaz natyror apo të lëngshëm për përdorim në automjete” është miratuar në vijim një udhëzim që detajon kushtet teknike që duhet të përmbushin mjetet që do lejohen të importohen.

Udhëzimi, “Për përcaktimin e kushteve teknike lidhur me karakteristikat funksionale të sistemeve dhe pajisjeve dhe gjendjes tekniko-fizike të automjeteve që do të importohen në Republikën e Shqipërisë” mban firmën e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ndalet kryesisht në mënyrën sesi do të bëhet verifikimi i treguesve teknike të mjeteve.

Kështu në udhëzim përcaktohet se Verifikimi, pas këqyrjes së kujdesshme të mjetit dhe kontrollit të dhënave me dokumentacionin teknik shoqërues të tij nga specialistët përkatës, konsiston së pari në leximin dhe përcaktimin e saktë të dhënave mbi identifikimin e mjetit, bazë e të cilit është numri i identifikimit i stampuar në shasi dhe/ose pllaka identifikuese. Së dyti në vitin e prodhimit të mjetit. Së treti në verifikimin e kategorisë mjedisore sipas përcaktimeve në dokumentin teknik të origjinës, si dhe verifikimin e standardit për normat e publikuara për mjete të prodhuara jo për vendet e Bashkimit Evropian.

Në rastet kur ka mungesë të kategorisë mjedisore në dokumentin teknik të origjinës, do të jetë kriter vlerësues viti i prodhimit, por gjithmonë nëse nuk ka të dokumentuar nivel të ndotjes në kundërshtim me pikën 1 të këtij udhëzimi që lidhet në fakt me normat e shkarkimeve në ajër për kategoritë M dhe N të mjeteve sipas listës së standardeve të Bashkimit Europian (pjesa që njihet si euro 3, euro 4 dhe euro 5).

Udhëzimi parashikon edhe rastet kur makina nuk do të kalojë zhdoganimin.

“Çlirimi doganor dhe/ose regjistrimi do të refuzohet të kryhet për mjetet motorike të kategorive M1, M2 dhe N1, për: a) Autoveturat e reja me zero km dhe që nuk janë regjistruar më parë për qarkullim në asnjë shtet tjetër, të cilat nuk përmbushin normën euro 5; b) Mjetet motorike të tjera të reja të kategorive M2 dhe N1, me zero km dhe që nuk janë regjistruar më parë për qarkullim në asnjë shtet tjetër, të cilat nuk përmbushin normën euro 5; c) Autoveturat e përdorura (të gjitha ato që nuk janë me zero km dhe që janë regjistruar më parë për qarkullim në rrugë në një shtet tjetër, të cilat nuk përmbushin normën euro 4) dhe janë prodhuar jo më shumë se 10 vjet para datës së regjistrimit të parë në Shqipëri; ç) Mjetet motorike të tjera të përdorura, të kategorive M2 dhe N1 (të gjitha ato që nuk janë me zero km dhe që janë regjistruar më parë për qarkullim në rrugë në një shtet tjetër, të cilat nuk përmbushin normën euro 3) dhe janë prodhuar jo më shumë se 15 vjet para datës së regjistrimit të parë në Shqipëri” nënvizon udhëzimi./Monitor


Etiketa: doganamakinate perdorura


Ju sugjerojmë

Hetimi zgjedhor/Dumani:Kontrolle banesash e zyrash!Sekuestrohen prova të rëndësishme
Aktualitet

Bisedë me dyer të mbyllura, kë takoi Aktin Dumani në SHBA?

2 Shtator, 2025 11:33 pm
Rama në Fier: Pavarësia e plotë energjetike e Shqipërisë është afër
Aktualitet

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Atyre që shqetësohen për karriget u them…

2 Shtator, 2025 8:12 pm
Situata e zjarreve në vend/MM: Gjatë orëve të fundit 37 vatra aktive
Aktualitet

Zjarret në vend, qeveria shpërblen policët, zjarrfikësit dhe efektivët e FA

2 Shtator, 2025 6:51 pm
Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
Kryesore

Rezultati i zgjedhjeve, Kolegji Zgjedhor shqyrton ankimin e PD të enjten

2 Shtator, 2025 2:32 pm
Zbulohet varri i parë monumental i periudhës romake në Bulqizë
Aktualitet

Zbulohet varri i parë monumental i periudhës romake në Bulqizë

2 Shtator, 2025 1:35 pm
Rama dhe Berisha homazhe në nder të Dhimitër Anagnostit
Aktualitet

Rama dhe Berisha homazhe në nder të Dhimitër Anagnostit

2 Shtator, 2025 12:09 pm
Homazhe në nderim të regjisorit të madh, lamtumirë Dhimitër Anagnosti
Aktualitet

Homazhe në nderim të regjisorit të madh, lamtumirë Dhimitër Anagnosti

2 Shtator, 2025 11:33 am
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

Ish-kreu i SHISH në Berat dhe djali i tij, nën hetim nga prokuroria, akuzat

2 Shtator, 2025 10:42 am
Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kronikë

Aksidenti në Vlorë/ Pas shoferit, ndërron jetë edhe pasagjeri i kamionçinës

2 Shtator, 2025 9:40 am
Berisha mesazh ngushëllimi për Anagnostin: Dielli perëndoi për kolosin e regjisë
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, e marta shpallet ditë zie kombëtare

2 Shtator, 2025 9:20 am
Para
Rama: Përballoj gjithçka, por jo një President qesharak

Seanca e jashtëzakonshme/Parlamenti voton sot pasdite ministrat e rinj

Elita Rudi me Bekim Balajn? Ja çfarë tha tek Çani

Si dukej Elita Rudi 9 vite më parë, para se të ishte e njohur për publikun

Video/ Arsyet pse Putin është njeriu më i fuqishëm në botë

Para vizitës në Serbi, Putin: Ballkani i destabilizuar nga SHBA-të
















TE FUNDIT

Bisedë me dyer të mbyllura, kë takoi Aktin Dumani në SHBA?

Hetimi zgjedhor/Dumani:Kontrolle banesash e zyrash!Sekuestrohen prova të rëndësishme
2 Shtator, 2025

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, zhvilloi të martën një takim zyrtar në Departamentin Amerikan të Shtetit. Takimi u...

Lexo më shumë

“Ka krizë demografike”, Elon Musk: Greqia po vdes

“Ka krizë demografike”, Elon Musk: Greqia po vdes
2 Shtator, 2025

Elon Musk ka reaguar sërish lidhur me situatën alarmante të rënies së lindshmërisë në Greqi, duke e cilësuar këtë fenomen...

Lexo më shumë

Ky është vendi me më shumë vdekje nga droga në Europë

Ky është vendi me më shumë vdekje nga droga në Europë
2 Shtator, 2025

Skocia pritet të mbetet për të shtatin vit radhazi vendi me numrin më të lartë të vdekjeve nga droga në...

Lexo më shumë

Ish-ministrja kroate dënohet për keqpërdorim të fondeve të BE-së

Ish-ministrja kroate dënohet për keqpërdorim të fondeve të BE-së
2 Shtator, 2025

Një ish-ministre kroate, e cila veçse ishte dënuar për korrupsion, iu shtua një dënim tjetër më 2 shtator për shpenzim...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com